Azizi: Po dështon përpjekja e BDI-së për “destabilizim”!

Shkruan: Adnan Azizi, deputet i VLEN Po dështon përpjekja e BDI-së për “destabilizim”, me të cilin dëshiron ta mbulojë krimin dy dekadësh! – U munduat ta ekstradoni në Serbi ish ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani, ua pamundësuam, dështuat. – U përpoqët të inskenoni konflikt me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, që të […]

shtator 15, 2024 - 17:00
 0  8
Azizi: Po dështon përpjekja e BDI-së për “destabilizim”!

Shkruan: Adnan Azizi, deputet i VLEN

Po dështon përpjekja e BDI-së për “destabilizim”, me të cilin dëshiron ta mbulojë krimin dy dekadësh!

– U munduat ta ekstradoni në Serbi ish ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani, ua pamundësuam, dështuat.

– U përpoqët të inskenoni konflikt me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, që të rrënoni raportet Kosovë – Maqedonia e Veriut, dështuat.

– ⁠Përmes Levicës, ngritët interpelancë ndaj kryetarit të Parlamentit z. Afrim Gashi për ta shkarkuar, vetëm se ja përforcuat pozicionin edhe më shumë, dështuat.

– Përmes lojtarëve tuaj të vegjël, që ndoshta i kushtëzoni me ndonjë para të fituar harram nga kazinotë dhe bastoret, ⁠tentuat të krijoni destabilizim ndërfetar me Kishën në Gallatë – dështuat.

– Doni të krijoni pakënaqësi dhe urrejtje ndëretnike mes qytetarëve me propozim ligjin e “Branitellave”, rendin e ditës për të cilin e votuat vetë në janar, me qëllim që siç thotë populli “për ta lënë kopilin në derë të tjetërkujt”, ndërsa dy vite më parë u dhatë vetë “branitellave” qindra mijëra euro, por u demaskuat dhe përsëri dështuat!

– Doni të hapni ligjin për përdorimin e gjuhëve, nuk do ja arrini, do të dështoni!

– Improvizuat skema me tabelat e komunikacionit, përmes kompanisë që është kontarktuar nga ish drejtori juaj, u demantuat, dështuat!
P.S.

Çdo inskenim po ju kthehet bumerang, po demaskoheni keq. Të gjithë këtë e bëni për ta shpëtuar veten në radhë të parë nga dosjet kriminale që i keni bërë në qeverisjen e kaluar, por edhe për të shpëtuar nga humbja e thellë që ju pret në zgjedhjet komunale.

Pikërisht aty do ta merrni përgjigjen më të mirë për të ikur nga politika përjetësisht dhe për të shpëtuar shqiptaret nga zullumi juaj që e ushtroni për dy dekada.