Bajqinovci i replikon Stanos: Politikat e BE-së dhe ish-qeveritë e shndërruan veriun në çerdhe të krimit të organizuar
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, i ka reaguar zëdhënësit të BE-së, Peter Stanos për deklaratën se Ura e Ibrit është çështje shpërthyese. Ndërkaq, Bajqinovci ka thënë se politikat e BE-së dhe ish-qeveritë e Kosovës, e kanë shndërruar veriun si çerdhe të krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Pse argumenti i Stanos për Urën e Ibrit si […]
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, i ka reaguar zëdhënësit të BE-së, Peter Stanos për deklaratën se Ura e Ibrit është çështje shpërthyese.
Ndërkaq, Bajqinovci ka thënë se politikat e BE-së dhe ish-qeveritë e Kosovës, e kanë shndërruar veriun si çerdhe të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Pse argumenti i Stanos për Urën e Ibrit si çështje shpërthyese, nuk qëndron? Sepse janë pikërisht politikat e stabilokracisë në dëm të paqes, demokracisë e sovranitetit të shtetit të Kosovës, nga ana e BE-së dhe e ish-qeverive të Kosovës, që për vite me radhë, kanë shndërruar veriun e vendit në qerdhe të krimit të organizuar e të korrupsionit”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.
Sipas deputetit të VV-së, nga krimi në veri, vetëm Radoiçiqi dhe partnerët e tij kanë përfituar.
“Nga gjendja e kriminalizuar në veri, veç soji i Radojçiqit dhe partnerëve të tij në biznes e në politikë, kanë qenë përfitues. Humbësit ishin të gjithë të tjerët por më së shumti, vet qytetarët serbë atje. Pra, hapja e Urës do të thotë perseptivë zhvillimore e ekonomike për vet serbet në radhë të parë”, ka shkruar ai.