Bajqinovci: Qeveria Kurti ka arritur të kthejë ligjshmërinë dhe rendin në veri të Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është krenuar me disa nga vendimet e qeverisë Kurti për Mitrovicën e Veriut. Hapja e zyrave të reja, punësimi i banorëve, stacionet dhe bizneset e reja, shtëpi të ndërtuara janë disa nga arritjet sipas tij. Postimi i plotë: ”Qeveria Kurti ka arritur të kthejë ligjshmërinë dhe rendin në veri […]

shtator 1, 2024 - 14:00
 0  7
Bajqinovci: Qeveria Kurti ka arritur të kthejë ligjshmërinë dhe rendin në veri të Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është krenuar me disa nga vendimet e qeverisë Kurti për Mitrovicën e Veriut.

Hapja e zyrave të reja, punësimi i banorëve, stacionet dhe bizneset e reja, shtëpi të ndërtuara janë disa nga arritjet sipas tij.

Postimi i plotë:

”Qeveria Kurti ka arritur të kthejë ligjshmërinë dhe rendin në veri të Kosovës përmes një sërë iniciativash dhe masash konkrete që po sjellin përfitime të drejtpërdrejta për banorët e atij rajoni. Për herë të parë janë hapur Zyrat Kadastrale Komunale në katër komunat në veri të vendit, Zyrat e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, si dhe pikat e Postës së Kosovës. Kemi lansuar një masë të punësimit për 2,000 banorë të Zubin Potokut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut. Fillimi i pagesës së energjisë elektrike dhe largimi nga operimi i targave ilegale,patent shoferët, tabelat e qyteteve janë disa nga hapat që po rikthejnë normalitetin.