Bajrami i thotë Zybës: Nëse i kemi veç tre prokurorë që ja donë të mirën këtij vendi, ju një nga një do të përfundoni në burg
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba tha se “Hykmete, Doarsa e ti Rukiq, po edhe ju të tjerë reagues, nuk keni me mujtë me e helmu ushtrinë duke i përfitu milionat kompani të afërta me ju.” Deputetja Bajrami ka kërkuar nga Zyba t’i publikojë faktet, […]
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba tha se “Hykmete, Doarsa e ti Rukiq, po edhe ju të tjerë reagues, nuk keni me mujtë me e helmu ushtrinë duke i përfitu milionat kompani të afërta me ju.”
Deputetja Bajrami ka kërkuar nga Zyba t’i publikojë faktet, se kush po përfiton e prej kujt.
“Faktet Salih Zyba, ku janë faktet? Kush prej kujt po përfiton? Publikoj emrat, publikoj siç i kanë publiku mediet transaksionet e Martin Berishajt. Krejt nivelet e pushtetit i ke, nuk mundesh me u shërby me gënjështra e trillime duke u çjerrë ”po pëfitoni milionaaa” Kush po përfiton, prej kujt po përfiton?”, ka shkruar Bajrami në reagim.
Ajo tutje ka thënë se korrupsioni i pushtetit nuk mbulohet me shpifjet ndaj tyre.
“Dëgjo mirë çka po them, nëse i kemi veç tre prokurorë që ja donë të mirën këtij vendi, ju një nga një do të përfundoni në burg”, ka thënë Bajrami.
Postimi i saj i plotë: