Kica-Xhelili ironizon me Zybën e VV-së: A na falni, ju lutem? – Na falni që s’po u lejojmë të vidhni pa ua përmend

Deputetja nga Lidhja Demokratike, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj debatit të krijuar nga deputeti i VV-së, Salih Zyba, ku u përfshi ajo dhe kolegët e saj. Kica-Xhelili ka thënë se sulmet kanë ardhur pasi ajo dhe grupi i saj kanë kundërshtuar praktikat korruptive dhe kanë mbajtur qëndrime të qarta kundër korrupsionit. “A na falni, ju […]

shtator 29, 2024 - 21:00
 0  6
Kica-Xhelili ironizon me Zybën e VV-së: A na falni, ju lutem? – Na falni që s’po u lejojmë të vidhni pa ua përmend
kica-xhelili-ironizon-me-zyben-e-vv-se:-a-na-falni,-ju-lutem?-–-na-falni-qe-s’po-u-lejojme-te-vidhni-pa-ua-permend

kica-xhelili-ironizon-me-zyben-e-vv-se:-a-na-falni,-ju-lutem?-–-na-falni-qe-s’po-u-lejojme-te-vidhni-pa-ua-permend

Deputetja nga Lidhja Demokratike, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj debatit të krijuar nga deputeti i VV-së, Salih Zyba, ku u përfshi ajo dhe kolegët e saj.

Kica-Xhelili ka thënë se sulmet kanë ardhur pasi ajo dhe grupi i saj kanë kundërshtuar praktikat korruptive dhe kanë mbajtur qëndrime të qarta kundër korrupsionit.

“A na falni, ju lutem? A na falni që nuk po ju lejojmë të vjedhni pa ua përmend?”, ka shkruar Kica-Xhelili në postimin e saj ironik, duke akuzuar indirekt përfaqësues të VV-së se po mbronin dhe justifikonin praktikat e korrupsionit.

Sipas saj, mobilizimi i aktivistëve të VV-së për t’i sulmuar, tregon se ajo dhe të tjerët po i pengojnë që të vazhdojnë me praktikat e padrejta.

“Qenkan mobilizuar i madh e i vogël në VV të na sulmojnë pse po na pengon korrupsioni”, thotë Kica-Xhelili.