Banorët e Shipitullës protestojnë para ministrisë së Mjedisit, kërkojnë të përfshihen në procesin e shpronësimit

Banorët e fshatit Shipitullë, të Komunës së Obiliqit, kanë protestuar sërish para Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, me kërkesën për përfshirjen e shtëpive të tyre në procesin e shpronësimit. Avokatja këtyre banorëve, Sadije Mjekiqi, ka bërë të ditur se ka dërguar kërkesë për shpronësim te tetë institucione shtetërore, përfshirë edhe zyrën e Kryeministrit

tetor 15, 2024 - 16:00
 0  6
Banorët e Shipitullës protestojnë para ministrisë së Mjedisit, kërkojnë të përfshihen në procesin e shpronësimit
banoret-e-shipitulles-protestojne-para-ministrise-se-mjedisit,-kerkojne-te-perfshihen-ne-procesin-e-shpronesimit

banoret-e-shipitulles-protestojne-para-ministrise-se-mjedisit,-kerkojne-te-perfshihen-ne-procesin-e-shpronesimit

Banorët e fshatit Shipitullë, të Komunës së Obiliqit, kanë protestuar sërish para Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, me kërkesën për përfshirjen e shtëpive të tyre në procesin e shpronësimit.

Avokatja këtyre banorëve, Sadije Mjekiqi, ka bërë të ditur se ka dërguar kërkesë për shpronësim te tetë institucione shtetërore, përfshirë edhe zyrën e Kryeministrit, por ende nuk ka ndonjë përgjigje.

Sipas saj, mbi 90 për qind e fshati është shpronësuar për nevojat e KEK-u dhe se kanë mbetur vetëm shtëpitë me oborre, por që të jetuarit aty është bërë i pamundur për shkak të ndotjes, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

“Shqetësimi dhe vuajtjet e banorëve të Shipitullës janë mjaftë serioze, këta janë përpëlitur dhe janë persekutuar psikike qysh prej vitit 2004, sepse ka pasur njohuri të kohëpaskohshme që do të bëhet shpronësimi i atyre fshatrave, në fillim në fshatin Hade, Shipitullë edhe tek fshatrat e tjera. Mirëpo periudha kohore që këta e kanë kuptuar seriozisht do të shpronësohet fshati Shipitullë, a kanë filluar me vendimin e Qeverisë në vitin 2009, sipas të cilit fillon vazhdimi i shpron