Bar i thatë digjet në stacionin hekurudhor në Shkup
Në stacionin hekurudhor në Shkup po digjet bar i thatë. Tymi që shihet në qendër të Shkupit, siç thonë nga Qendra për menaxhim dhe kriza, është nga djegia e barit të thatë në mes të pragjeve të hekurudhorës, transmeton SDK. Ekipet e Zjarrfikëses së Shkupit po intervenojnë në terren”, thonë nga QMK. Në Shkup sot […]
Në stacionin hekurudhor në Shkup po digjet bar i thatë. Tymi që shihet në qendër të Shkupit, siç thonë nga Qendra për menaxhim dhe kriza, është nga djegia e barit të thatë në mes të pragjeve të hekurudhorës, transmeton SDK.
Ekipet e Zjarrfikëses së Shkupit po intervenojnë në terren”, thonë nga QMK.
Në Shkup sot ka zjarr edhe në afërsi të Vizbegovut, ku është djegur një deponi.
Ndryshe, në 24 orët e fundit në të gjithë vendin në hapësirë të hapur janë shënuar 37 vatra, prej të cilave 29 janë shuar, tre janë vënë nën kontroll dhe pesë janë ende aktive.
Për shkak të zjarreve në mes të korrikut, Qeveria e Maqedonisë së Veriut për herë të parë shpalli gjendje krize për 30 ditë, e cila u vazhduar përsëri më 13 gusht dhe kërkoi ndihmë përmes mekanizmit të BE-së në fushën e mbrojtjes civile.
Gjithashtu, është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00.