Barcelona po konsideron një lëvizje shokuese për transferimin e yllit holandez
Kërkimi i Barcelonës për një sulmues mund t’i çojë drejt një ribashkimi të befasishëm me Xavi Simons, i cili dëshiron të largohet nga Leipzig këtë verë. Në mes të frikës në rritje se nuk do të arrijnë të sigurojnë një marrëveshje për sulmuesin e Liverpoolit, Luis Diaz, Sport raporton se Barcelona mund të konsiderojë një […]


Kërkimi i Barcelonës për një sulmues mund t’i çojë drejt një ribashkimi të befasishëm me Xavi Simons, i cili dëshiron të largohet nga Leipzig këtë verë.
Në mes të frikës në rritje se nuk do të arrijnë të sigurojnë një marrëveshje për sulmuesin e Liverpoolit, Luis Diaz, Sport raporton se Barcelona mund të konsiderojë një lëvizje surprizë për Simons, i cili ka dorëzuar kërkesën për transferim për t;u larguar nga Leipzig këtë verë.
Pas dështimit për të siguruar kualifikimin në ndonjë garë evropiane, Simons ka shprehur publikisht dëshirën për t’u larguar nga Leipzig.
Klubi gjerman është i gatshëm t’i pranojë kërkesën, por jo pa një ofertë të konsiderueshme.
Sipas raporteve, ata kërkojnë një shumë mbi 70 milionë euro për mesfushorin sulmues 22-vjeçar.
Pagesa e një shume të tillë mund të rezultojë një detyrë e vështirë për katalanasit, të cilët thuhet se ende nuk kanë arritur rregullën financiare 1:1.
Barca ishin të vendosur të nënshkruanin me Nico Williams nga Athletic Bilbao këtë verë.
Megjithatë, marrëveshja dështoi, për habinë e kampionëve të La Ligas, pasi futbollisti spanjoll rinovoi kontratën për 10 vjet me klubin bask.
Pas dështimit me Williams, Barca ka kthyer vëmendjen drejt sigurimit të njërit prej Diaz ose Marcus Rashford, megjithëse marrëveshjet për secilin prej tyre ende nuk kanë arritur në faza të avancuara.
