Shkup, e vrau partneren e tij para një fëmije pesëvjeçar, u kap duke ikur në pikën kufitare Tabanocë

Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi për shkak të dyshimit të bazuar se ai ka kryer vepër penale – vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal. Një hetim është nisur edhe kundër një personi tjetër për vepër penale – ndihmë ndaj kryerësit […]

maj 4, 2025 - 19:00
 0  4
Shkup, e vrau partneren e tij para një fëmije pesëvjeçar, u kap duke ikur në pikën kufitare Tabanocë
prokuroria

Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi për shkak të dyshimit të bazuar se ai ka kryer vepër penale – vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal. Një hetim është nisur edhe kundër një personi tjetër për vepër penale – ndihmë ndaj kryerësit të veprës penale pas kryerjes së veprës penale sipas nenit 365, paragrafi 3 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Nga prokuroria njoftojnë se i dyshuari i parë, dje, duke kryer dhunë në familje në shtëpinë në Shuto Orizari, e ka privuar nga jeta partneren e tij me të cilën jetonte në një lidhje jashtëmartesore.

“Kryerësi e ka kryer krimin në prani të vajzës së tij 5-vjeçare. Ai i ka shkaktuar viktimës lëndime dhe plagë me thikë në zonën e qafës dhe gjoksit, nga të cilat ajo ka vdekur në vend. Ai menjëherë është larguar nga shtëpia. Kryerësi është ndihmuar nga i dyshuari i dytë, i cili i ka dhënë rroba të tjera dhe e ka siguruar transportin me makinë deri në pikën kufitare Tabanocë. Ai e ka lënë atë pranë kufirit dhe është kthyer në Shkup, ku është përpjekur të fshehë gjurmët e veprimeve të tij të ndihmës dhe inkurajimit. I dyshuari për vrasje vazhdoi drejt kufirit, ku u ndalua dhe u arrestua”, thuhet në kumtesën e prokurorisë.

Sië njofton tutje prokuroria gjatë ditës së sotme, me urdhër të prokurorit publik, u ndërmorën disa veprime, të cilat rezultuan në zbulimin e armës së përdorur për kryerjen e vrasjes, veshjeve të autorit dhe provave të tjera materiale që ai u përpoq t’i fshihte dhe të cilat do të jenë objekt i një ekspertize.

Prokurori publik i ka paraqitur propozime gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës së paraburgimit si për të dyshuarin për vrasje ashtu edhe për ndihmësin e tij.