Bashkëshortja e Stojançe Angellovit emërohet kryekëshilltare në Departamentin për Bashkëpunim Ndërkombëtar në MPB

Jasminka Angellova, bashkëshortja e drejtorit të Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov, u bë këshilltare kryesore në Departamentin për bashkëpunim ndërkombëtar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përcjell FLAKA. The post Bashkëshortja e Stojançe Angellovit emërohet kryekëshilltare në Departamentin për Bashkëpunim Ndërkombëtar në MPB appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 24, 2024 - 23:00
 0  8
Bashkëshortja e Stojançe Angellovit emërohet kryekëshilltare në Departamentin për Bashkëpunim Ndërkombëtar në MPB

Jasminka Angellova, bashkëshortja e drejtorit të Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov, u bë këshilltare kryesore në Departamentin për bashkëpunim ndërkombëtar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përcjell FLAKA.

Informacioni për “Focus” është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Ju njoftojmë se punëtorja Jasminka Angellova është caktuar në pozitën e këshilltares kryesore për vendet fqinje dhe Evropën Juglindore në Departamentin për Bashkëpunim Dypalësh në Departamentin për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Departamentin për Bashkimin Evropian dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Ministri të Brendshme”, thonë nga MPB.

Ajo rikthehet në Ministrinë e Punëve të Brendshme pasi më parë ishte transferuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në Agjencinë e Inteligjencës.

Angellov është lider i partisë “Dinjiteti”, e cila ishte në koalicion me qeverinë e kaluar të udhëhequr nga LSDM dhe BDI, dhe ishte drejtor i QMK-së gjatë qeverisjes së tyre.

Angellov para zgjedhjeve u largua nga ky koalicion me arsyetimin se nuk u plotësuan kërkesat dhe pritjet e partisë së tij për kompensimin e dhjetë invalidëve të luftës dhe pesëmbëdhjetë familjeve të mbrojtësve të rënë nga konflikti i vitit 2001. Më pas ai njoftoi se partia ka marrë vendim për koalicion me VMRO-DPMNE-në.

Angellov mbeti drejtor i QKM-së, ndërsa këtë verë Maqedonia u përball me zjarre të mëdha.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2024 në Maqedoni janë djegur mbi 94 mijë hektarë në 126 zjarre pyjore, që është pothuajse aq sa në dhjetë vitet e kaluara së bashku. Qendra e menaxhimit të krizave ishte hallka kryesore në përballjen e zjarreve. FLAKA

The post Bashkëshortja e Stojançe Angellovit emërohet kryekëshilltare në Departamentin për Bashkëpunim Ndërkombëtar në MPB appeared first on Flaka, në çdo lajm... .