Deputeti Shala: Nevoja për import të rrymës rezultat i keqmenaxhimit të skajshëm 4 vjeçar të kësaj qeverie

Deputeti nga PDK, Ferat Shala, e konfirmoi për FrontOnline  shqetësimin e ZRRE-së, duke theksuar se nuk janë bërë investime kapitale në sektorin energjetik, pavarësisht subvencioneve të shumta. Ai theksoi se linjat e prodhimit nuk janë përmirësuar dhe kapacitetet prodhuese vendore nuk janë rritur. “Është e vërtetë komunikata e ZRRE-së sepse ne tashmë nuk kemi bërë […]

shtator 30, 2024 - 21:01
 0  6
Deputeti Shala: Nevoja për import të rrymës rezultat i keqmenaxhimit të skajshëm 4 vjeçar të  kësaj qeverie


Deputeti nga PDK, Ferat Shala, e konfirmoi për FrontOnline  shqetësimin e ZRRE-së, duke theksuar se nuk janë bërë investime kapitale në sektorin energjetik, pavarësisht subvencioneve të shumta. Ai theksoi se linjat e prodhimit nuk janë përmirësuar dhe kapacitetet prodhuese vendore nuk janë rritur.

“Është e vërtetë komunikata e ZRRE-së sepse ne tashmë nuk kemi bërë investime kapitale në sektorin energjetik përkundër qindra milionë eurove që janë dhënë subvencione , ne nuk kemi përmirësuar linjat e prodhimit dhe nuk kemi rritur kapacitetet prodhuese vendore, përkundrazi kemi një goditje në keq menaxhim”, tha Shala për FrontOnline.

Ai përmendi se, përkundër konsumit të ulët gjatë verës, Kosova ka qenë importues i madh i energjisë, dhe me rritjen e konsumit në dimër, nevoja për import do të rritet. Sipas Shalës, kjo është pasojë e menaxhimit të keq gjatë katër viteve të fundit nga qeveria e Kosovës.

Ajo çfarë është në nivel shqetësimi është ne që tashmë edhe gjatë sezonës se verës kemi qenë importues të mëdhenj të energjisë përkundër që konsumi nuk ka qenë shumë i madh ,tash me rritjen e konsumit do të rritet importi i energjisë pra nevoja për import si rezultat i keq menaxhimit të skajshëm 4 vjeçar të këtij sektori që ka bërë qeveria e Kosovës”, përfundoi Shala.