Opozita u vuri zjarrin karrigeve, reagon Spiropali: Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët…

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me kaosin e shkaktuar në seancën e sotme plenare, e cila u shoqërua me përplasje mes deputetëve demokratë dhe atyre të maxhorancës. Përmes një reagimin në rrjetet sociale, Spiropali ka komentuar djegien e karrigeve nga ana e opozitës. Sipas kryeparlamentares, zjarrvënia dhe aktet ekstreme të dhunës […]

shtator 30, 2024 - 21:00
 0  8
Opozita u vuri zjarrin karrigeve, reagon Spiropali: Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët…

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me kaosin e shkaktuar në seancën e sotme plenare, e cila u shoqërua me përplasje mes deputetëve demokratë dhe atyre të maxhorancës.

Përmes një reagimin në rrjetet sociale, Spiropali ka komentuar djegien e karrigeve nga ana e opozitës.

Sipas kryeparlamentares, zjarrvënia dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës do të merren në kqyrje nga organet ligjzbatuese

Postimi i Elisa Spiropalit:

“Karriget tona janë të qytetarëve” tha një deputet i opozitës! Kjo është shumë e vërtetë dhe prandaj ato karrige janë për t’u respektuar duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve. Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik.

Fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj. Edhe më fatkeqësisht zjarrvënia e sotme, dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës, e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t’u marrë në kqyrje nga organet ligjzbatuese.

Keqardhje e thellë!