Bastisje në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik
Ministria e Punëve të Brendshme ka hyrë pasditen e sotme në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë të Maqedonisë. Sipas informacionit të shkurtër zyrtar të MPB-së për “Fokus”, të dhënat elektronike janë marrë nga sistemet kompjuterike, celularët dhe dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve tashmë të zgjedhur. “Ministria e Brendshme – Departamenti për Policinë kundër krimit […]
Ministria e Punëve të Brendshme ka hyrë pasditen e sotme në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë të Maqedonisë.
Sipas informacionit të shkurtër zyrtar të MPB-së për “Fokus”, të dhënat elektronike janë marrë nga sistemet kompjuterike, celularët dhe dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve tashmë të zgjedhur.
“Ministria e Brendshme – Departamenti për Policinë kundër krimit dhe Departamenti për Luftën e Krimit të Organizuar veprojnë sipas Urdhrit të Gjyqtarit të procedurës paraprake dhe sipas kërkesës së Prokurorisë Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsioni.
Të dhënat elektronike janë marrë nga sistemet kompjuterike, telefonat celularë dhe dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve tashmë të zgjedhur.
Aksioni policor është ende duke vazhduar”, njoftojnë nga MPB.