Bastisje në disa qytete të RMV-së, Prokuroria dhe policia në kërkim të kontrabandistëve të veturave luksoze
Nën udhëheqje të një prokurori nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup, nga mëngjesi i sotëm po ndërmerren veprime për sigurimin e provave në një procedurë për vepra penale të lidhura me kontrabandimin e automjeteve luksoze nga jashtë, transmeton Portalb.mk. Siç njoftojnë nga Prokuroria, prokurori kompetent ka siguruar urdhra nga gjykatësi i procedurës paraprake për të […]
Nën udhëheqje të një prokurori nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup, nga mëngjesi i sotëm po ndërmerren veprime për sigurimin e provave në një procedurë për vepra penale të lidhura me kontrabandimin e automjeteve luksoze nga jashtë, transmeton Portalb.mk.
Siç njoftojnë nga Prokuroria, prokurori kompetent ka siguruar urdhra nga gjykatësi i procedurës paraprake për të realizuar bastisje në disa lokacione në Shkup dhe qytete të tjera.
Në mesin e të dyshuarve ka dhe persona zyrtarë dhe një shtetas të huaj.
“Bastisjes po zbatohen nga pjesëtarë të MPB-së, ndërsa për rrjedhën e mëtejme të procedurës dhe për veprimet konkrete për të cilat ekzistojnë dyshime se janë kryer nga secili prej personave të përfshirë, Prokuroria do të informojë pas përfundimit të tyre,” theksojnë nga Prokuroria.
Aksionin policor e ka konfirmuar edhe ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se bëhet fjalë për shkatërrimin e një grupi të dyshuar për kontrabandimin e automjeteve luksoze.
“Këtë mëngjes vizitova punonjësit e policisë në NJPB Gjorçe Petrov, ku u njohëm nga afër me zhvillimin e aksionit që po realizohet sot nga SPB Shkup në koordinim me Departamentin për Policinë Kriminale. Aksioni është i orientuar drejt shkatërrimit të një grupi kriminal të organizuar që merret me kontrabandimin e automjeteve të shtrenjta, falsifikimin e dokumenteve dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare, për të cilat sot po realizoheshin bastisje në disa lokacione. Ne do të vazhdojmë luftën kundër të gjitha formave të krimit, sepse qytetarët e Maqedonisë meritojnë të jetojnë në një shtet të qëndrueshëm dhe të sigurt“, tha ai.
Sipas informatave fillestare, policia po kryen bastisje në Shkup, Manastir, Negotinë, Dojran dhe Gjevgjeli në kërkim të grupit kriminel që ka kontrabanduar vetura të shtrenjta nga Bashkimi Evropian.
Tani për tani nuk kanë dhënë më shumë detaje rreth këtij aksioni.