“Baxhot po përdorin vaj palme dhe qumësht pluhur”, Denaj i përgjigjet opozitës: E pavërtetë, analizat u bënë në Çeki!  

Produktet shqiptare të bulmetit janë cilësore dhe me të njëjtat standarde që ka BE. Kështu i përgjigjet ministrja e Bujqësisë Anila Denaj shqetësimeve të ngritura nga opozita për përdorim të vajit të palmës e qumështit pluhur nëpër baxho. Ministrja njoftoi po ashtu se do të ulet TVSH për importin e lëndëve të para që përdoren […]

shtator 9, 2024 - 14:00
 0  7
“Baxhot po përdorin vaj palme dhe qumësht pluhur”, Denaj i përgjigjet opozitës: E pavërtetë, analizat u bënë në Çeki!  

Produktet shqiptare të bulmetit janë cilësore dhe me të njëjtat standarde që ka BE. Kështu i përgjigjet ministrja e Bujqësisë Anila Denaj shqetësimeve të ngritura nga opozita për përdorim të vajit të palmës e qumështit pluhur nëpër baxho. Ministrja njoftoi po ashtu se do të ulet TVSH për importin e lëndëve të para që përdoren për industrinë e sallamit në vend 

Vaji i palmës dhe qumështi pluhur përdoren masivisht në produktet blegtorale, që prodhohen nga baxhot në vend. Ky ishte shqetësimi i ngritur nga opozita që  Komisionin e Ligjeve, por që u hodh poshtë nga Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj. 

 “Vaji i palmës po shpërndahet masivisht, qumështin ua blejnë me çmim mizerabël!”- tha Korreshi. 

“Siguria ushqimore është e plotë, bëhen analiza dhe mbahet përgjegjësi e plotë. Në 270 baxhot janë bere analiza në Çeki dhe janë me standard të lartë!”- u shpreh ministrja Denaj. 

Dominimi i importit mbi prodhimin vendas mund të luftohet sipas opozitës vetëm me shtim të financimit për bujqit e blegtorët vendas, të cilët vuajnë konkurrencën e pandershme. 

“36% e fermave blegtorale kanë 1 deri në 5 lopë, është një ekonomi shumë e vogël. Kjo nuk do të thotë që duhet të lihen mënjanë, pasi gjysma e skemës kombëtare shkon për blegtori. Thirrja ime si ministre që në fillim, ka qenë të bashkohen njësitë që të përfitojnë 100% të skemës. Kështu nxitet edhe ekonomia. Do lancojmë një skemë me grante 50% për sera dhe stalla”- tha Denaj. 

Gjithashtu ministrja njoftoi se do të ulet TVSH-ja në import nga 20% në 10%, për lëndën e parë që përdoret nga fabrikat e sallamit në vend.