BDI i reagon Mickoskit: Jemi parti shtetformuese, garancë e paqes, stabilitetit, mirëqenies dhe të ardhmes evropiane të vendit
Bashkimi Demokratk për Integrim tha se janë parti shtetformuese dhe garantues i paqes dhe stabilitetit dhe shtoi se, kanë marrë përgjegjësi nga votuesit shqiptarë për të mbrojtur legjitimitetin dhe vullnetin politik të shqiptarëve, përcjell TV21. BDI tha se do t’i ndërmarrin të gjitha masat që siç thotë, për të ndaluar poshtërimin dhe majorizimin e shqiptarëve […]
Bashkimi Demokratk për Integrim tha se janë parti shtetformuese dhe garantues i paqes dhe stabilitetit dhe shtoi se, kanë marrë përgjegjësi nga votuesit shqiptarë për të mbrojtur legjitimitetin dhe vullnetin politik të shqiptarëve, përcjell TV21. BDI tha se do t’i ndërmarrin të gjitha masat që siç thotë, për të ndaluar poshtërimin dhe majorizimin e shqiptarëve nga imponimi i vazalëve.
“BDI si parti shtetformuese është garant i paqes, stabilitetit, mirëqenies dhe të ardhmes europiane të vendit. Pa dashur t’i komentojmë spinet dhe bllofet politike, duam të qartësojmë se ne kemi marrë mandat dhe përgjegjësi nga votuesit shqiptarë për të mbrojtur legjitimitetin, vullnetin politik dhe dinjitetin e votës dhe popullit shqiptar në Maqedoni të Veriut.
Do t’i ndërmarrim të gjitha masat dhe mjetet demokratike për të ndaluar poshtërimin dhe majorizimin e shqiptarëve nga imponimi i vazalëve.
Sa i takon akuzave të pabaza për shkelje ligji, edhe njëherë ftojmë partitë politike për veting të të gjithë bartësve të funksioneve publike me asistencë ndërkombëtare. Vetëm kjo do t’i ndalojë bllofet, gjuetinë e shtrigave dhe keqpërdorimin e luftës kundër korrupsionit për qëllime politike. Ftojeni menjëherë komunitetin ndërkombëtar të dërgojë ekspertë për veting të plotë për secilin prej nesh dhe prej jush, përfshirë edhe hetimin për procesin e privatizimit”, thuhet në kumtesën e BDI-së!