Mexhiti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë seancë të përbashkët qeveritare

Zëvndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti në një intervistë për gazetën Lajm ka njoftuar se Maqedonia e Veriut dhe Kosova deri në fund të vitit do të mbajnë një mbledhje të përbashkët qeveritare, në Prishtinë. Mexhiti ka shpalosur pikat kryesore, ku është mbajtja e seancës që përbashkët qeveritare, rruga Prizren – Tetovë dhe rruga Shkup – […]

gusht 6, 2024 - 02:30
 0  5
Mexhiti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të mbajnë seancë të përbashkët qeveritare

Zëvndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti në një intervistë për gazetën Lajm ka njoftuar se Maqedonia e Veriut dhe Kosova deri në fund të vitit do të mbajnë një mbledhje të përbashkët qeveritare, në Prishtinë.

Mexhiti ka shpalosur pikat kryesore, ku është mbajtja e seancës që përbashkët qeveritare, rruga Prizren – Tetovë dhe rruga Shkup – Bllacë.

 

 

Statusi i Mexhitit:

“Z. Albin Kurti është kryeministri i parë që u prit nga Qeveria jonë! Kjo është një shenjë e mirë, një tregues se Kosova ka një vend të posaçëm në Qeverinë e re dhe se marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera.

Sot dëshmuam se po thellohet bashkëpunimi dhe marrëdhëniet midis dy vendeve tona????????????????. Ky takim është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve tona strategjike, duke synuar një bashkëpunim të ngushtë.

Pikat kryesore të takimit të sotëm ishin:

Mbajtja e një mbledhje të përbashkët të Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe asaj të, Kosovës deri në fund të vitit, që do të mbahet në Prishtinë. Kjo mbledhje do të jetë një platformë e rëndësishme për shqyrtimin e ideve dhe projekteve të përbashkëta, si dhe për thellimin e bashkëpunimit midis resorëve kompetentë, që do të jenë në të mirën e të dy shteteve.

Përshpejtimi i procedurave për rrugën Prizren-Tetovë: Ky projekt do të ndihmojë në përmirësimin e lidhjes infrastrukturore mes dy qytetëve tona, duke lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, si dhe duke promovuar zhvillimin ekonomik dhe social në rajon.

Përshpejtimi i ndërtimit të rrugës Shkup-Bllacë: Ky është një tjetër projekt strategjik që do të ndihmojë në përmirësimin e lidhjeve tona infrastrukturore, duke lehtësuar aksesin dhe bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Ndryshimi vlen!

Kosova gjithmonë në zemrat tona!”.