BDI-ja e Çairit ndez motorët për zgjedhjet e Tetorit, krijohet shtabi “Dizhoni 2b”

Bashkimi Demokratik për Integrim ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të Tetorit, duke aktivizuar strukturat në njësinë më të madhe zgjedhore shqiptare – Komunën e Çairit. Në një takim me The post BDI-ja e Çairit ndez motorët për zgjedhjet e Tetorit, krijohet shtabi “Dizhoni 2b” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 20, 2025 - 00:30
 0  5
BDI-ja e Çairit ndez motorët për zgjedhjet e Tetorit, krijohet shtabi “Dizhoni 2b”

Bashkimi Demokratik për Integrim ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të Tetorit, duke aktivizuar strukturat në njësinë më të madhe zgjedhore shqiptare – Komunën e Çairit. Në një takim me strukturat udhëheqëse dhe bazën në terren, Bujar Osmani bëri të ditur formimin e Shtabit Politik “Dizhoni 2b”, duke emëruar Halim Alitin në krye të tij.

“Halimi është një profil i përkushtuar dhe me përvojë të gjerë menaxheriale e institucionale,” tha Osmani. Ai theksoi se Aliti është i diplomuar në Universitetin “FON” në Shkup dhe ka përfunduar studimet master në Universitetin “Nënë Tereza”, në drejtimin Ekonomi Inxhinierike dhe Menaxhment. Aktualisht, Aliti është doktorant në Shkencat Ekonomike dhe ushtron funksionin e auditorit të brendshëm në ndërmarrjen publike “Parqe dhe gjelbërime”.

Sipas Osmanit, krahas Alitit, pjesë e shtabit “Dizhoni 2b” do të jenë edhe:

  • Abdyl Bytyçi – ekonomist i diplomuar
  • Izeir Neziri – jurist i diplomuar
  • Abdyl Memedi – jurist i diplomuar
  • Vullnet Bela
  • Fati Jahi

“Një super skuadër e përkushtuar që garanton terren të fortë dhe punë me njerëzit,” tha më tej Osmani, duke shtuar se Iniciativa BASHKË po zgjerohet me figura të reja me vlera, që mishërojnë besimin, përvojën dhe energjinë për të fituar së bashku.

The post BDI-ja e Çairit ndez motorët për zgjedhjet e Tetorit, krijohet shtabi “Dizhoni 2b” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .