BDI kërkon të hapet edhe tema e flamurit! Taravari: Në pako të zgjidhim çështjen e stemës, himnit, gjuhës
BDI pret që të hapet edhe çështja e flamurit. Deputeti Blerim Bexheti theksoi se edhe shqiptarët në vend duhet ta ndjejnë flamurin shtetëror si të tyrin. Sipas tij, flamuri kombëtar i maqedonasve duhet të ndahet nga ai shtetëror. Thotë se parita do të merrte pjesë edhe në diskutimet për ndryshimin e stemës shtetërore, himnit si […] The post BDI kërkon të hapet edhe tema e flamurit! Taravari: Në pako të zgjidhim çështjen e stemës, himnit, gjuhës appeared first on InfoShqip.com.

BDI pret që të hapet edhe çështja e flamurit. Deputeti Blerim Bexheti theksoi se edhe shqiptarët në vend duhet ta ndjejnë flamurin shtetëror si të tyrin. Sipas tij, flamuri kombëtar i maqedonasve duhet të ndahet nga ai shtetëror. Thotë se parita do të merrte pjesë edhe në diskutimet për ndryshimin e stemës shtetërore, himnit si dhe për largimin e termit 20% për gjuhën shqipe nga Kushtetuta.
Edhe pse kryeministri Hristijan Mickoski, tha se është hapur çështja për stemën, ministri Arben Taravari, pohon se do të flitet edhe për himnin dhe gjuhën.
Nga VMRO-DPMNE kumtuan se nuk do të bisedojnë për himnin.
Nga LSDM theksuan se nuk do të mbështesin ndryshimin e stemës dhe vlerësoj se pushteti i hap këto tema për të defokusuar. Nuk u përgjigjën nëse do të votonin për ndryshimin e definicionit me 20% për gjuhën shqipe.
Për ndryshimin e simboleve shtetërore dhe hapjen e Kushtetutës nevojitet shumicë prej 2/3 në Kuvend.
The post BDI kërkon të hapet edhe tema e flamurit! Taravari: Në pako të zgjidhim çështjen e stemës, himnit, gjuhës appeared first on InfoShqip.com.