BDI: Me VLEN-in në Qeveri, s’ka më punësime për shqiptarët
“Paralajmërimet publike për deshqiptarizimin e shtetit po realizohen në praktikë nga kjo qeveri monoetnike në të cilën nodhen edhe humbësit e zgjedhjeve apo shkelësit e legjitimitetit shqiptar”, thuhet ne reagimin e BDI-se. “VLEN po i mbyllë sytë dhe po e lejon rrënimin e të arriturave më të rëndësishme të shqiptarëve për dy dekada me radhë, […]
“Paralajmërimet publike për deshqiptarizimin e shtetit po realizohen në praktikë nga kjo qeveri monoetnike në të cilën nodhen edhe humbësit e zgjedhjeve apo shkelësit e legjitimitetit shqiptar”, thuhet ne reagimin e BDI-se.
“VLEN po i mbyllë sytë dhe po e lejon rrënimin e të arriturave më të rëndësishme të shqiptarëve për dy dekada me radhë, që nga lufta e 2001-shit.
Bashkimi Demokratik për Integrim, shpreh shqetësimin lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për të nisur procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave që lidhen me “përkatësinë e komunitetit” në kontekstin e punësimit në sektorin publik.
Vlerësojmë se ky vendim shkel drejtpërdrejt dispozitat kyçe të Kushtetutës sonë dhe rrezikon themelet e shoqërisë sonë shumetnike të ndërtuar me shumë vështirësi.
Ky vendim cënon përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore, respektivisht s’ka më punësime për shqiptarët.
Andaj, BDI apelon për rishqyrtim urgjent të këtij vendimi, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të rendit kushtetues dhe të sigurohet që parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të mbetet efektiv dhe i zbatueshëm në praktikë.
Ne i sigurojmë bashkëqytetarët tanë se do të mbetemi vigjilentë në mbrojtjen e këtij parimi kyç kushtetues. Vetëm kështu mund të sigurojmë një të ardhme të sigurt të drejt dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet ne reagimin e BDI-se.