Saranda Imeri pyet Sali Muratin: A kishe instruksione politike nga Ali Ahmeti për ta mbajtur në sirtar nismën për balancuesin që e njëjta të aktivizohet në momentin e shkuarjes së BDI-së në opozitë?!

Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri, përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ka pyetur ish kryetarin e Gjykatës Kushtetuese dhe deputetin aktual të “Frontit Evropian”, Sali Murat, a kishte instruksione politike nga Ali Ahmeti për ta mbajtur nismën në sirtar që e njëjta të aktivizohet në momentin e shkuarjes së BDI-së në opozitë?! Më poshtë […]

shtator 20, 2024 - 11:00
 0  10
Saranda Imeri pyet Sali Muratin: A kishe instruksione politike nga Ali Ahmeti për ta mbajtur në sirtar nismën për balancuesin që e njëjta të aktivizohet në momentin e shkuarjes së BDI-së në opozitë?!

Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri, përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ka pyetur ish kryetarin e Gjykatës Kushtetuese dhe deputetin aktual të “Frontit Evropian”, Sali Murat, a kishte instruksione politike nga Ali Ahmeti për ta mbajtur nismën në sirtar që e njëjta të aktivizohet në momentin e shkuarjes së BDI-së në opozitë?!

Më poshtë mund ta lexoni të plotë statusin e deputetes Saranda Imeri.

Nga Fronti Europian pritet që, për kaosin që shkaktoi Gjykata Kushtetuese me vendimin për balancuesin të flasë deputeti i Frontit dhe ish Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murat.

Koalicioni VLEN pyet publikisht:

– A ishte në rrjedha BDI, si parti e përjetshme në pushtet, që iniciativa për balancuesin ruhej në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese për më shumë se dy vite?!

– Cili ishte roli i Sali Murat, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe sot deputet i Frontit Europian të Ali Ahmetit në trajtimin e kësaj nisme?!

– Përse Gjykata Kushtetuese me Kryetar Sali Murat asnjëherë nuk mbajti seancë për ta shqyrtuar dhe hedhur poshtë nismën për balancuesin duke e vlerësuar atë si antikushtetuese?!

– A kishte Kryetari i atëhershëm i Gjykatës Kushtetuese dhe sot deputet i Ali Ahmetit, Sali Murat, instruksione politike nga ky i fundit për ta mbajtur nismën në sirtar që e njejta të aktivizohet në momentin e shkuarjes së BDI-së në opozitë?!

– A mos vallë kjo është arsyeja se përse Ali Ahmeti e shpërbleu me post deputeti ish Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Sali Murat, si njeri të dëgjueshëm partiak dhe zë të heshtur në Gjykatë?!

– Përse Ali Ahmeti, gjatë qeverisjes 20 vjeçare, me kontrollin e shtrirë në çdo institucion dhe me instalimet partiake në çdo pushtet, nuk e ndryshoi mënyrën e vendosjes në Gjykatën Kushtetuese, duke e instaluar parimin e Badinterit edhe në vendimet e Gjykatës?!

– Në cilin vend normal në botë ndodh që një gjykatës, fill pas përfundimit të mandatit si kryetar i Gjykatës të bëhet deputet dhe të përfaqësojë interesa të caktuara politike në Parlament?!

Në këto pyetje duhet të përgjigjet Fronti Europian, sepse aty fshihet edhe arsyeja përse balancuesi u bë temë në Gjykatën kushtetuese me shkuarjen e Ali Ahmetit në opozitë.