BDI: Mickoski po zbaton platformën “T’iu tregohet vendi shqiptarëve” – VLEN është bërë mburojë e këtij projekti!

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar së fundi ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe institucionalizimit të agjendës nacionaliste të VMRO-DPMNE-së, duke paralajmëruar se po zbatohet me përpikëri një strategji për The post BDI: Mickoski po zbaton platformën “T’iu tregohet vendi shqiptarëve” – VLEN është bërë mburojë e këtij projekti! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 29, 2025 - 10:30
 0  4
BDI: Mickoski po zbaton platformën “T’iu tregohet vendi shqiptarëve” – VLEN është bërë mburojë e këtij projekti!

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar së fundi ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe institucionalizimit të agjendës nacionaliste të VMRO-DPMNE-së, duke paralajmëruar se po zbatohet me përpikëri një strategji për përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga shteti.

Sipas BDI-së, që në vitin 2022, lideri aktual i qeverisë dhe i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, refuzoi publikisht të pranojë rezultatet e regjistrimit të popullsisë, me theks të veçantë ndaj përqindjes së shqiptarëve (29.5%).

“Mickoski atëherë premtoi se sapo të vinte në pushtet do të organizonte një regjistrim elektronik për të korrigjuar rezultatin. Sot, ky premtim po realizohet nëpërmjet institucioneve të kapura nga pushteti,” – thuhet në reagimin e BDI-së.

Institucionet, në shërbim të agjendës monoetnike

Në deklaratë përmenden Gjykata Kushtetuese, Prokuroria Publike dhe një sërë agjencish shtetërore si instrumente që, sipas BDI-së, po zbatojnë platformën e Mickoskit, e cila sipas tyre, përmbledhet në sloganin ekstremist:

“T’iu tregohet vendi shqiptarëve”.

BDI thekson se pasojat e kësaj agjende tashmë janë të dukshme:

  • Shfuqizimi i Balancuesit
  • Dobësimi i mekanizmave kundër majorizimit
  • Heqja graduale e gjuhës shqipe nga institucionet
  • Përjashtimi i shqiptarëve nga pozitat udhëheqëse në administratë, polici, shërbime të sigurisë dhe mbrojtje

VLEN, pjesë e problemit

BDI akuzon VLEN-in si bashkëpërgjegjës të drejtpërdrejtë në këtë proces, duke e konsideruar pjesëmarrjen e tyre në qeveri si “mbështetje aktive ndaj politikave përjashtuese”.

“Ata janë të kapur dhe të shantazhuar. Përmes avokatisë shokuese, po e legjitimojnë këtë agjendë dhe po krijojnë një përshtypje të rreme se brenda qeverisë dikush mbron interesat e shqiptarëve.”

“Shqiptarët nuk do të bëhen subjekt i një inxhinieringu digjital”

Në fund të reagimit, BDI paralajmëron se shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë të bëhen objekt i manipulimeve demografike, pavarësisht që në këto operacione “po marrin pjesë edhe shqiptarë”.

“Këto përpjekje nuk do të kalojnë. Shqiptarët janë të vetëdijshëm dhe të vendosur. Për këtë i sigurojmë edhe qytetarët, por edhe ata që po e shtyjnë përpara këtë agjendë të rrezikshme për të ardhmen e shtetit.” Flaka Media

The post BDI: Mickoski po zbaton platformën “T’iu tregohet vendi shqiptarëve” – VLEN është bërë mburojë e këtij projekti! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .