BDI: Për gjithçka fajësohen shqiptarët – kjo logjikë është e rrezikshme dhe diskriminuese
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj, siç thotë, një fushate të organizuar shpifjesh dhe instrumentalizimi politik që ka në shënjestër shqiptarët dhe këtë subjekt politik. Në një deklaratë The post BDI: Për gjithçka fajësohen shqiptarët – kjo logjikë është e rrezikshme dhe diskriminuese appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj, siç thotë, një fushate të organizuar shpifjesh dhe instrumentalizimi politik që ka në shënjestër shqiptarët dhe këtë subjekt politik. Në një deklaratë për media, BDI akuzon qeverinë se ka kaluar vijat e kuqe, duke përdorur institucionet, mediat dhe rrjetet diplomatike për të sulmuar politikisht opozitën shqiptare.
Sipas deklaratës, fajësimi i BDI-së dhe shqiptarëve për çdo problem në shtet – nga incidentet e 28 Nëntorit, ngjarjet në Koçan e deri te menaxhimi i zjarreve – është një logjikë e rrezikshme dhe thellësisht diskriminuese. “Kjo logjikë e mbrapshtë, që fajëson shqiptarët për gjithçka që nuk funksionon në shtet, është e papranueshme dhe përbën rrezik për stabilitetin dhe reputacionin ndërkombëtar të vendit”, thuhet në deklaratë.
BDI paralajmëron se nga sot do të përballet institucionalisht dhe penalisht me çdo shpifës që përmes deklaratave publike synon të fshehë dështimet e qeverisë duke fabrikuar armiq të rremë.
“Vijat e kuqe janë kaluar. Është përdorur policia, janë përdorur media dhe kanale diplomatike për të legjitimuar gënjeshtra me burim politik. Kjo është jo vetëm e turpshme, por edhe e rrezikshme për sigurinë e shtetit,” thuhet më tej.
BDI akuzon qeverinë aktuale se ka humbur legjitimitetin dhe se vendi është futur në izolim total, nën ndikimin e botës serbe, me marrëdhënie të prishura me fqinjët dhe me qytetarë që “digjen të gjallë nëpër zjarre pa asnjë përgjegjësi politike apo ligjore”.
Në fund të reagimit, BDI thotë se përgjigjja për këtë gjendje do të vijë nga qytetarët në zgjedhjet e tetorit:
“Koha e shpifjeve ka mbaruar. Koha e përgjegjësisë po vjen.” Flaka
The post BDI: Për gjithçka fajësohen shqiptarët – kjo logjikë është e rrezikshme dhe diskriminuese appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
