BDI: Turpi politik i VLEN – në Prishtinë sulmojnë Ali Ahmetin, lavdërojnë Mickoskin
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të VLEN-it, Arben Fetai, i cili nga Prishtina sulmoi figurën e liderit historik të BDI-së, Ali Ahmeti, duke e portretizuar The post BDI: Turpi politik i VLEN – në Prishtinë sulmojnë Ali Ahmetin, lavdërojnë Mickoskin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të VLEN-it, Arben Fetai, i cili nga Prishtina sulmoi figurën e liderit historik të BDI-së, Ali Ahmeti, duke e portretizuar si të pozicionuar “kundër Kosovës”.
“Në Prishtinë, pati guximin të thotë se Ali Ahmeti qenka kundër Kosovës. Ali Ahmeti – vetë simboli i çlirimit dhe pavarësisë së saj,” thuhet në reagimin e BDI-së.
Sipas partisë së Ahmetit, këto deklarata janë jo vetëm të pavërteta, por edhe përçmuese për vetë historinë e çlirimit të Kosovës dhe rolin e shqiptarëve në rajon.
“Ndërkohë, të njëjtët e shpallin Mickoskin ‘pro-evropian’ dhe e varin përfaqësimin shqiptar nga vullneti i tij,” thekson më tej reagimi.
BDI akuzon eksponentët e VLEN-it për nënshtrim publik të thellë politik, duke nënvizuar se ky lloj diskursi është pasojë e kapjes dhe varësisë ndaj interesave të qeverisë së re të drejtuar nga VMRO-DPMNE.
“Deri ku mund të shkojë nënshtrimi publik? Sa thellë duhet të jesh i kapur për t’i shqiptuar këto fjalë me zë të lartë?” përfundon deklarata. Flaka
The post BDI: Turpi politik i VLEN – në Prishtinë sulmojnë Ali Ahmetin, lavdërojnë Mickoskin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
