BE-ja sanksionon financuesit e Hamasit
Bashkimi Evropian ka ngrirë asetet dhe ka vendosur ndalesa të udhëtimit për disa individë dhe kompani, të cilat akuzohen se po ndihmojnë financiarisht Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe blloku evropian. Ky është rundi i dytë i sanksioneve që ka vendosur BE-ja ndaj Hamasit dhe grupit palestinez, Xhihadi Islamik […]
Bashkimi Evropian ka ngrirë asetet dhe ka vendosur ndalesa të udhëtimit për disa individë dhe kompani, të cilat akuzohen se po ndihmojnë financiarisht Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe blloku evropian.
Ky është rundi i dytë i sanksioneve që ka vendosur BE-ja ndaj Hamasit dhe grupit palestinez, Xhihadi Islamik Palestinez, pasi ata sulmuan Izraelin më 7 tetor, gjë që nxiti luftën në Gazë.
Deri më tani, blloku evropian ka vendosur në listën e zezë 12 individë dhe tri entitete për shkak të lidhjeve të tyre me këto dy grupe.Në rundin e fundit të sanksioneve, veç tjerash u sanksionuan tri kompani që përdoren nga financuesi kryesor i Hamasit, Hamza Abdelbasit, i cili sipas BE-së, përdor këto kompani për të dërguar fonde te grupi.
Në mesin e kompanive të sanksionuara është edhe firma spanjolle e patundshmërive, Al Zawaya Group, dhe dy të tjera me bazë në Sudan, u tha në njoftimin e BE-së.Sanksionet evropiane po ashtu kanë shënjestuar kreun e Hamasit që bën transferimin e parave nga Irani.