Limaj: Qeveria e Albin Kurti është qeveria që ka keqpërdorur më së shumti që nga paslufta paranë publike
Fatmir Limaj ka konstatuar se katër vitet e kësaj qeverie janë të humbura në secilën fushë. Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se rezultati zgjedhor me 51% LVV e ka zënë ta papërgatitur për të qeverisë, pa plan konkret dhe pa ide për zhvillimin e vendit. “Këta nuk kanë qenë të përgatitur për […]
Fatmir Limaj ka konstatuar se katër vitet e kësaj qeverie janë të humbura në secilën fushë.
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se rezultati zgjedhor me 51% LVV e ka zënë ta papërgatitur për të qeverisë, pa plan konkret dhe pa ide për zhvillimin e vendit.
“Këta nuk kanë qenë të përgatitur për ta udhëheq vendin, këta në fakt as që kanë menduar ndonjëherë se do të udhëheqin me vendin, këta djem e kanë zhvilluar idenë e mashtrim e të sharjes , të një opozitë të papërgjegjshme sepse lehte është me fol por ndryshe është kur duhet vepruar. Kjo tregon se rezultati zgjedhor i ka zënë të befasuar dhe kur kanë ardhur në qeveri ka ardhur pa asnjë plan. Ne edhe sot pas katër viteve nuk kemi parë një plan qeverisës në parlament, që katër vite ne qeverisemi nga një shumë pa një plan të veprimit”, ka shtuar Limaj në T7.
Ndryshe lideri i Nismës ka folur edhe për ministrat dhe deputetët e shumicës qeveritare të cilët sipas tij përveç që nuk i njeh askush ata janë edhe papërgjegjshëm për pozitat që mbajnë.
Limaj ka shtuar se koka e tyre kryeministri Albin Kurti, as nuk i shtyn e as nuk ka ide se çfarë duhet të bëjnë dhe për këtë arsye kemi këtë gjendje ekonomike.
Sipas tij pasojat e mospunës së kësaj qeverie janë shumë të mëdha ku mbi 700 milion euro të investimeve kapitale kanë shkuar si suficit e si pasojë e inflacionit dhe ato janë zhvlerësuar për 200 milion.
“Nuk ka qeveri, në kohën e pas luftës në Kosovës, sikur kjo sot e cila ka keqpërdorë më shumë me paranë publike, sepse këta së paku 230 milion euro për një vit i kanë zhvlerësuar iu kanë humbur vlerën duke mos i investuar ato. Poashtu kjo është qeveria e cila ka pasur më së shumti kontrata një burimore me vlerë me mbi 200 milion euro dhe ky është korrupsion masiv e skandaloz. Qytetarët duhet ta dinë kontrata një burimore bëhen në katër sy mes zyrtarit qeveritar dhe kompanisë, duke eliminuar në tërësi konkurrencën dhe duke rrit dyshimet për korrupsion”, ka thënë mes tjerash lideri i Nismës, Limaj.