Hetim për aksident në Çair, një motoçiklist mori lëndime të rënda dhe është hospitalizuar
Prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup solli Urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër një personi të dyshuar për – vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion sipas nenit 300 paragrafi 1 lidhur me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk. Më 9 maj, si pjesëmarrës në komunikacion […]


Prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup solli Urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër një personi të dyshuar për – vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion sipas nenit 300 paragrafi 1 lidhur me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk.
Më 9 maj, si pjesëmarrës në komunikacion në rrugët publike, i dyshuari në rrugën “Xhon Kenedi” ka drejtuar automobilin “Reno modus”, por nuk u është përmbajtur dispozitave dhe me këtë e ka rrezikuar komunikacionin publik dhe i ka sjellë në rrezik njerëzit.
Duk mos i respektuar shenjat në rrugë, gjegjësisht vijën e dyfishtë të bardhë të plotë të shënuar gjatësisht, ai është kthyer majtas me automjetin e tij, pa u bindur paraprakisht se këtë mund ta bëjë pa rrezikuar pjesëmarrësit e tjera në komunikacion ose pronën. Madje, nuk ka mbajtur llogari për pozitën, drejtimin dhe për shpejtësinë e lëvizjes së automjetit, me ç’rast ka kaluar në një pjesë të rrugës e dedikuar për lëvizje të automjeteve nga drejtimi i kundërt dhe në të ka goditur një motoçikleta “BMW” i cili ka lëvizur nëpër korsinë e majtë të komunikacionit.
Nga goditja, motiçiklisti ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është hospitalizuar.
Me qëllim të sigurimit të të dyshuarit gjatë procedurës, prokurori publik i ka propozuar gjykatës të caktojë masa kujdesi: ndalesë për braktisje të vendbanimit, obligim që i dyshuari të paraqitet përkohësisht tek personi zyrtar, marrje parakohe të dokumentit të udhëtimit për kalim të kufirit shtetëror, si dhe marrje të patent shoferit, gjegjësisht ndalesë për dhënie të saj.