Është arrestuar një kërçovar që me sëpatë i ka sulmuar prindërit – i ati ka ndërruar jetë, e ëma në gjendje kritike

Është privuar nga liria një mashkull, i cili me sëpatë i ka sulmuar prindërit, i ati ka ndërruar jetë, ndërsa e ëma është në gjendje kritike, njofton Portalb.mk. Sot në ora 07:10, nëpunës policor nga Sektori për punë të brendshme Kërçovë e kanë privuar nga liria E.A.(48) nga fshati Sërbjan i Kërçovës, për shkak të […]

maj 11, 2025 - 13:00
 0  7
Është arrestuar një kërçovar që me sëpatë i ka sulmuar prindërit – i ati ka ndërruar jetë, e ëma në gjendje kritike
Policia e RMV-së. Foto nga Portalb.mk

Është privuar nga liria një mashkull, i cili me sëpatë i ka sulmuar prindërit, i ati ka ndërruar jetë, ndërsa e ëma është në gjendje kritike, njofton Portalb.mk.

Sot në ora 07:10, nëpunës policor nga Sektori për punë të brendshme Kërçovë e kanë privuar nga liria E.A.(48) nga fshati Sërbjan i Kërçovës, për shkak të veprës së kryer penale “vrasje”.

“Rreth orës 7 në SP Kërçovë nga Ndihma e shpejtë mjekësore Kërçovë, është denoncuar se tek ata është paraqitur E.A. dhe ka thënë se në shtëpinë e tij familjare në f.Sërbjan me sëpatë i ka sulmuar prindërit e tij. Me automjet të Ndihmës së shpejtë mjekësore të dy personat janë dërguar në Qendrën mjekësore Kërçovë, ku U.A.(74), i ati i kryerësit, i është nënshtruar plagëve, ndërsa F.A.(67), e ëma e kryerësit, është në gjendje jokontaktibile”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

E.A. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal.

Prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Kërçovë ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes në shtëpinë familjare në fshatin Srëbjan, janë grumbulluar gjurmët të cilët do të jenë lëndë e ekspertizës. Personi është mbajtur dhe gjatë ditës do të pasojë procedurë.