Bebe Rexha largoi disa fansa nga koncerti pasi tentuan t’i hidhnin sërish gjësende në skenë

Bebe Rexha nuk është e interesuar që historia të përsëritet. Ylli i muzikës pop dyshohet se i kishte larguar disa fansa nga një koncert gjatë fundjavës pasi thuhet se i hodhën objekte në skenë. Ngjarja vjen një vit pasi këngëtarja e “I’m Good (Blue)” u godit rëndë nga një fans që i hodhi telefonin në […]

qershor 4, 2024 - 15:01
 0  6
Bebe Rexha largoi disa fansa nga koncerti pasi tentuan t’i hidhnin sërish gjësende në skenë

Bebe Rexha nuk është e interesuar që historia të përsëritet.

Ylli i muzikës pop dyshohet se i kishte larguar disa fansa nga një koncert gjatë fundjavës pasi thuhet se i hodhën objekte në skenë.

Ngjarja vjen një vit pasi këngëtarja e “I’m Good (Blue)” u godit rëndë nga një fans që i hodhi telefonin në fytyrë.

Foto: Screenshot/TikTok

Të shtunën, Rexha doli në skenë në shfaqjen e ditëve argëtuese verore të ‘Titletown District’ në Green Bay, Wisconsin.

Pamjet e performancës të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se Rexha qorton një fanse që dyshohet se ka hedhur një objekt drejt saj.

Biondes iu desh që të ndalonte performancën dy herë për t’ia tërhequr vërejtjen fansave që po gjuanin me sende.

Një person gjithashtu u shoqërua nga policia në lidhje me këtë.

Foto: Screenshot/TikTok

Në qershor 2023, artistja shqiptare u godit rëndë nga një fans me telefon, i cili ia kishte lënë syrin e nxirë për një kohë.