Bebe Rexha pritet nga Osmani: Mirë se vjen në Kosovë, je shembull

Këngëtarja me prejardhje shqiptare e me famë botërore, Bebe Rexha, ka mbërritur në Prishtinë. Ajo është pritur nga presidentja Vjosa Osmani në zyrën e saj. “Mirë se vjen në Kosovë, Bebe Rexha! Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja. Suksesi i […]

Korrik 24, 2024 - 04:30
 0  9
Bebe Rexha pritet nga Osmani: Mirë se vjen në Kosovë, je shembull

Këngëtarja me prejardhje shqiptare e me famë botërore, Bebe Rexha, ka mbërritur në Prishtinë.

Ajo është pritur nga presidentja Vjosa Osmani në zyrën e saj.

“Mirë se vjen në Kosovë, Bebe Rexha! Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja. Suksesi i Bebes është shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Presidentja tregoi se në datat 25-28 korrik, Prishtina do të jetë nikoqire e yjeve më të suksesshme botërore në “Sunny Hill Festival”, përfshirë edhe Bebe Rexhën, e cila vjen për herë të parë në Kosovë.

Festivali “Sunny Hill” organizohet nga këngëtarja tjetër shqiptare me famë botërore, super-ylli Dua Lipa.