Bedri Hamza: Me Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës përmirësohen kushtet e punëtorëve

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, i ftuar në emisionin Click në RTV21, ka thënë se prioriteti kryesor i programit të tij është zhvillimi ekonomik. Hamza theksoi rëndësinë e krijimit të një ambienti miqësor për bizneset dhe punëtorët e sektorit privat. “Nuk jam i fokusuar vetëm te pronarët e bizneseve, por përmes

dhjetor 19, 2024 - 01:00
 0  7
Bedri Hamza: Me Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës përmirësohen kushtet e punëtorëve
bedri-hamza:-me-fondin-e-papunesise-dhe-gjykaten-e-punes-permiresohen-kushtet-e-punetoreve

bedri-hamza:-me-fondin-e-papunesise-dhe-gjykaten-e-punes-permiresohen-kushtet-e-punetoreve

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, i ftuar në emisionin Click në RTV21, ka thënë se prioriteti kryesor i programit të tij është zhvillimi ekonomik.

Hamza theksoi rëndësinë e krijimit të një ambienti miqësor për bizneset dhe punëtorët e sektorit privat.

“Nuk jam i fokusuar vetëm te pronarët e bizneseve, por përmes përmirësimit të kushteve për ta synojmë t’i përmirësojmë edhe kushtet e punëtorëve”, tha Hamza.

Në kuadër të planeve për mbështetjen e punëtorëve, Hamza u zotua të krijojë Fondin e Papunësisë, i cili do t’i ndihmojë ata që humbasin vendet e punës.

“Në rast se dikush humb vendin e punës, që të mos jetë i detyruar të kalojë në asistencë sociale për 6 muaj do t’i jepen 80% e pagës së fundit të garantuar, deri sa të ristrukturohet apo të gjejë një vend të ri pune”, shpjegoi Hamza.

Përveç kësaj, ai foli edhe planin e tij për krijimin e Gjykatës së Punës, e cila do t’i trajtojë vetëm çështjet e kontratave të punës dhe mosmarrëveshjet mes punëtorëve dhe punëdhënësve.

“Nëse dikush humb vendin e punës dhe pas pesë vitesh fiton një të drejtë, atëherë ajo është një e drejtë e vonuar”, tha Hamza, duke theksuar nevojën për drejtësi të shpejtë dhe efikase për punëtorët.