Bekë Berisha i reagon Kurtit: Policët po e ruajnë Ujmanin në temperaturat 40 gradë për spot elektoral

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha thotë se liqeni i Ujmanit po vizitohet nga aktivistë të Vetëvendosjes, e ndërkohë po ruhen nga Policia e Kosovës, me orar të zgjatur e temperatura të larta. Berisha ka thënë se 600 policë po qëndrojnë temperatura 40 gradë “që të sigurojnë ‘aktorët’ aktivistët e VV së […]

Korrik 19, 2024 - 00:30
 0  4
Bekë Berisha i reagon Kurtit: Policët po e ruajnë Ujmanin në temperaturat 40 gradë për spot elektoral
beke-berisha-i-reagon-kurtit:-policet-po-e-ruajne-ujmanin-ne-temperaturat-40-grade-per-spot-elektoral

beke-berisha-i-reagon-kurtit:-policet-po-e-ruajne-ujmanin-ne-temperaturat-40-grade-per-spot-elektoral

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha thotë se liqeni i Ujmanit po vizitohet nga aktivistë të Vetëvendosjes, e ndërkohë po ruhen nga Policia e Kosovës, me orar të zgjatur e temperatura të larta.

Berisha ka thënë se 600 policë po qëndrojnë temperatura 40 gradë “që të sigurojnë ‘aktorët’ aktivistët e VV së gjatë incizimit të spotit elektoral!”, shkroi ai në Facebook.
Deputeti i ka kërkuar Kurtit që t’i kthejë policët me orare normale, sepse me këtë gjest thotë se po i demotivon policitë.

“Manifestimi i “sovranitetit “ Kryeministër kthej policët në orar normal . Ky gjest ka demotivuar Policinë!
Sovraniteti mbrohet me miq nga qeveria e Kosoves !”, tha ai.