Bekim Rexhepi do ta drejtojë ministrinë e transportit deri në zgjedhjen e ministrit të ri

Pas verifikimit të mandatit parlamentar të ministrit aktual të Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, deri në zgjedhjen e ministrit të ri, Ministria e Transportit do të drejtohet nga zëvendësministri Bekim Rexhepi. Për këtë ka njoftuar Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ku megjithatë, bënë të ditur se gjatë kësaj periudhe, në përputhje me rregulloret ligjore, zëvendësministri […] The post Bekim Rexhepi do ta drejtojë ministrinë e transportit deri në zgjedhjen e ministrit të ri appeared first on InfoShqip.com.

qershor 3, 2024 - 23:00
 0  6
Bekim Rexhepi do ta drejtojë ministrinë e transportit deri në zgjedhjen e ministrit të ri

Pas verifikimit të mandatit parlamentar të ministrit aktual të Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, deri në zgjedhjen e ministrit të ri, Ministria e Transportit do të drejtohet nga zëvendësministri Bekim Rexhepi. Për këtë ka njoftuar Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ku megjithatë, bënë të ditur se gjatë kësaj periudhe, në përputhje me rregulloret ligjore, zëvendësministri Rexhepi do të kryejë aktivitetet aktuale për funksionimin e mirë të këtij dikasteri. Në ndërkohë, nga Ministria e Transportit bëjnë një përmbledhje të aktiviteteve dhe posteve të Boçvarskit dhe Rexhepit.

Ministria e Transportit

“Në zgjedhjet parlamentare, të cilat u mbajtën muajin e kaluar, Boçvarski u zgjodh deputet nga radhët e Koalicionit të udhëhequr nga LSDM. Ai ka qenë në postin ministror që nga 31 gushti 2020, ndërsa më parë ka qenë kryetar i Komunës së Shtipit. Rexhepi është zëvendësministër që nga 23 shtatori 2020, ndërsa para kësaj ka qenë anëtar i Këshillit Gjyqësor, zëvendësdrejtor në KPU “Idrizovë” – Shkup, drejtor ekzekutiv i SHA “Energetika Shkup” – Shkup”.

Ministria e Mbrojtjes ju njoftoi se me verifikimin e mandatit parlamentar të ministres së Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska i ka përfunduar pozita. Deri në zgjedhjen e ministrit të ri, Ministria e Mbrojtjes do të menaxhohet me kapacitet të plotë nga zëvendësministri Tiron Jajaga. Kjo vjen pasi ministrja paraprake Sllavjanka Petrovska e përfundoi zyrtarisht postin e saj pas verifikimit të mandatit të saj deputet më 28 qershor. Tiron Jajaga është anëtar i Aleancës për Shqiptarët.

Gjithashtu edhe kryetarja e Komisionit kundër korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, rikujtoi se pas verifikimit të mandateve, personat e emëruar dhe të zgjedhur duhet të heqin dorë nga të gjitha pozitat e mëparshme për shkak të papajtueshmërisë së pozitave.

The post Bekim Rexhepi do ta drejtojë ministrinë e transportit deri në zgjedhjen e ministrit të ri appeared first on InfoShqip.com.