Beniada bën hapin e parë në industrinë e muzikës

Arinda Gjoni dhe Beniada Nishani kanë publikuar të dielën projektin e ri muzikor. “Vetes” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale. Njëherësh ky është projekti debutues i Beniada Nishani meqë një gjë të tillë e kishte paralajmëruar prej kohësh. Teksti, muzika dhe producimi vlen të ceket se u bë nga […]

gusht 26, 2024 - 16:00
 0  9
Beniada bën hapin e parë në industrinë e muzikës

Arinda Gjoni dhe Beniada Nishani kanë publikuar të dielën projektin e ri muzikor.

“Vetes” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Njëherësh ky është projekti debutues i Beniada Nishani meqë një gjë të tillë e kishte paralajmëruar prej kohësh.

Teksti, muzika dhe producimi vlen të ceket se u bë nga Fatjon Miftari.

Nuk dihet nëse modelja do të vazhdojë të bëjë muzikë apo ishte thjesht një sfidë për të.

Besohet se kënga do të ketë suksesin e merituar dhe do të pëlqehet nga publiku.