Berisha: Kurti e Vuçiq po bashkëpunojnë për moszbatim të marrëveshjeve të Brukselit

Zafir Berisha nga Nisma SocialDemokrate ka deklaruar se kryeministri, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po bashkëpunojnë për moszabtim të marrëveshjeve të Brukselit dhe aneksit të Ohrit. Berisha deklaroi se kryeministri Kurti tashmë e ka kuptuar “dëmin”dhe po mundohet të tërhiqet duke pretenduar se nuk ka nënshkrim të marrëveshjes. “Albini pasi e ka bë […]

shkurt 21, 2024 - 03:00
 0  4
Berisha: Kurti e Vuçiq po bashkëpunojnë për moszbatim të marrëveshjeve të Brukselit
berisha:-kurti-e-vuciq-po-bashkepunojne-per-moszbatim-te-marreveshjeve-te-brukselit

berisha:-kurti-e-vuciq-po-bashkepunojne-per-moszbatim-te-marreveshjeve-te-brukselit

Zafir Berisha nga Nisma SocialDemokrate ka deklaruar se kryeministri, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po bashkëpunojnë për moszabtim të marrëveshjeve të Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Berisha deklaroi se kryeministri Kurti tashmë e ka kuptuar “dëmin”dhe po mundohet të tërhiqet duke pretenduar se nuk ka nënshkrim të marrëveshjes.

“Albini pasi e ka bë dëmin e ka kuptu dhe po mundohet me u tërheqë në atë se marrëveshjen nuk e ka nënshkruar. Dhe ne e pamë në çdo Forum deri edhe në Këshillin e Sigurimit ku i bënë lutje Vuçiqit ta nënshkruaj, me idenë që me lënë me nënkuptu se deri sa nuk është e nënshkruar mund edhe të mos e zbatojnë, gjë që nuk është kështu”, tha Berisha në Tëvë1.

Derisa theksoi se Marrëveshja e Brukselit, është marrëveshja më e keqe që i ka ardhë Kosovës që nga viti 2010-të.

“Jo e dëmshme, ajo është skandaloze është marrëveshja më e keqe e mundshme që i ka ardhë Kosovës nga 2010-ta, sepse përveç zotimit të një Asociacioni që po mundohet me e lënë fajin dikund tjetër, ka kalu te një asociacion pa kompetenca ekzekutive duke i dhënë hapësirë serbëve për një autonomi politike. Unë po dyshoj si një koordinim i heshtur gjentelmenësh midis Vuçiqit dhe Albinit. Albini nuk është i interesuar me realizu po në të njëjtën kohë edhe Vuçiqi nuk është. Me njëfarë forme taktikat e tyre, po bashkohen diku”, shtoi ai.