Wilder turpërohet, Zhang e mposhti me nokaut në raundin e pestë

Zhilei Zhang e ka nokautuar Deontay Wilderin në raundin e pestë dhe duke i shkaktuar humbjen e katërt në karrierë. Duket se kjo humbje e amerikanit është për ta pensionuar nga boksi, pasi nuk arriti të tregonte asgjë në këtë duel. Qysh nga fillimi, Zhang u tregua dominues, duke e mbështetur gjithnjë Wilderin në qoshe […]

qershor 2, 2024 - 09:30
 0  17
Wilder turpërohet, Zhang e mposhti me nokaut në raundin e pestë

Zhilei Zhang e ka nokautuar Deontay Wilderin në raundin e pestë dhe duke i shkaktuar humbjen e katërt në karrierë.

Duket se kjo humbje e amerikanit është për ta pensionuar nga boksi, pasi nuk arriti të tregonte asgjë në këtë duel.

Qysh nga fillimi, Zhang u tregua dominues, duke e mbështetur gjithnjë Wilderin në qoshe të ringut.

Derisa amerikani tentonte të kundërpërgjigjej, boksieri kinez nuk lejoi asnjëherë befasi, për të vazhduar me paraqitje të mrekullueshme.

Në raundin e pestë, Zhang lëshoi disa goditje të fuqishme në drejtim të Wilderit, për ta nokautuar në raundin e pestë.

Gjyqtari numëroi deri në nëntë, por Wilderi nuk mund të qëndronte në këmbë – për ta mbyllur kështu duelin i mposhtur me nokaut dhe mund të jetë ky dueli i tij i fundit në karrierë.