Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare

Nesër në Serbi do të votohet për të zgjedhur Këshillat Komunalë në Bujanoc dhe në Preshevë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”,  ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasni përshëndet zgjedhjet që do të zhvillohen duke uruar sukses dhe një pjesëmarrje të lartë.  “Nesër në Serbi votohet për Këshillat Komunalë të Bujanocit […]

qershor 1, 2024 - 22:00
 0  14
Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare

Nesër në Serbi do të votohet për të zgjedhur Këshillat Komunalë në Bujanoc dhe në Preshevë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”,  ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasni përshëndet zgjedhjet që do të zhvillohen duke uruar sukses dhe një pjesëmarrje të lartë.

 “Nesër në Serbi votohet për Këshillat Komunalë të Bujanocit e Preshevës. Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare në zgjedhje dhe uroj që numri i votuesve të jetë sa më i lartë.

Vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojmë. Së bashku për demokracinë dhe integrimin e përbashkët europian. Suksese!,” ka shkruar ministri Hasani.