Berisha: Nafta në Shqipëri nuk do shitet mbi çmimin që shitet në Kosovë dhe Maqedoni

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi që nëse forca e tij politike vjen në pushtet më 11 maj, çmimi i naftës në Shqipëri nuk do të jetë më i lartë se sa ai në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. “Para se të vija këtu po e dëgjoja në një video që i thoshte një […]

Mars 22, 2025 - 14:01
 0  5
Berisha: Nafta në Shqipëri nuk do shitet mbi çmimin që shitet në Kosovë dhe Maqedoni

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi që nëse forca e tij politike vjen në pushtet më 11 maj, çmimi i naftës në Shqipëri nuk do të jetë më i lartë se sa ai në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Para se të vija këtu po e dëgjoja në një video që i thoshte një pensionisti se ç’punë ka pensionisti me naftën. Pra, edhe naftën e konsideron si një privilegj të atyre që kanë, në një kohë kur nafta është energji dhe është e domosdoshme për të gjithë shqiptarët.

Ne do ta bëjmë këtë, nafta në Shqipëri nuk do shitet mbi çmimin që shitet në Kosovë dhe Maqedoni. Kosova e merr nga Durrësi naftën. Nuk mund të taksohet nafta 1.1 euro. Që këtu është një ndëshkim për qytetarët”, tha Berisha në një komunikim në rrjetet sociale.

Aktualisht në vendin tonë, çmimi i naftës për litër në pikat e karburanteve është 173 lekë për litër, sipas Global Petrol Prices.

Për krahasim, në Kosovë nafta tregtohet me 1,23 lekë për litër, në Maqedoninë e Veriut, nafta tregtohet me 1.21 euro për litër, në Malin e Zi me 1,51 euro për litër, ndërsa në Serbi me 1,8 euro për litër.