Berisha: PDK mori vendim të duhur për mosbashkëpunim me VV’në, të tjerët janë hipokritë
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, e ka përshëndetur vendimin e PDK-së për të mos marrë pjesë në një koalicion paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje. Anton Berisha në faqen e tij në Facebook tha se kritikat ndaj liderëve të Kosovës, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, janë kritika me vend pasi u bëhen, siç tha ai, […]
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, e ka përshëndetur vendimin e PDK-së për të mos marrë pjesë në një koalicion paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.
Anton Berisha në faqen e tij në Facebook tha se kritikat ndaj liderëve të Kosovës, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, janë kritika me vend pasi u bëhen, siç tha ai, “shkatërruesve të të arriturave të Kosovës”.
“Kritikat ndaj Albin Kurtit e Vjosa Osmanit nuk jane kritika te gares politike por kritika ndaj shkaterruesve te te arriturave te Kosoves qofte ne planin e brendshem qofte ne partneritetin nderkombetar ne tri dekadat e fundit”, shkroi ai në Facebook.