Besnik Osmani viziton një tjetër kompani: Kompani që sjell produkte të mrekullueshme për çdo shtëpi

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani gjatë ditës ka vizituar kompaninë “Cotex”.  Ai ka thënë se produktet e tyre janë të mrekullueshme. “Sot, bashkë me ekipin tim, vizitova kompaninë “Cotex” – vend që sjell produkte të mrekullueshme për çdo shtëpi! Nga qebet, tepiha e jastëkë, te

shtator 19, 2025 - 14:00
 0
Besnik Osmani viziton një tjetër kompani: Kompani që sjell produkte të mrekullueshme për çdo shtëpi
Besnik Osmani viziton një tjetër kompani: Kompani që sjell produkte të mrekullueshme për çdo shtëpi

Besnik Osmani viziton një tjetër kompani: Kompani që sjell produkte të mrekullueshme për çdo shtëpi

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani gjatë ditës ka vizituar kompaninë “Cotex”.  Ai ka thënë se produktet e tyre janë të mrekullueshme.

“Sot, bashkë me ekipin tim, vizitova kompaninë “Cotex” – vend që sjell produkte të mrekullueshme për çdo shtëpi! Nga qebet, tepiha e jastëkë, te veshjet dhe mbulesat, çdo gjë spikat për dizajn modern dhe punim të kujdesshëm. Një eksperiencë frymëzuese që më la mbresa të shkëlqyera për profesionalizmin e tyre! Këtu kanë gjetur punë shumë gra të fshatrave të komunës sonë, dhe kjo më jep shpresë se shumë ide dhe zgjidhje të reja që do të sjellim nga kjo vizitë do të kenë ndikim pozitiv edhe për komunitetin tonë. Fushë Kosova PËRTEJ!”, ka shkruar Osmani.