Biljana Karakasheva Shulev u zgjodh nënkryetare e KSHPK-së

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e ka zgjedhur Biljana Karakasheva Shulevën për zëvendëskryetare, transmeton Portalb.mk. Ajo do të mbajë këtë post për gjashtë muajt e ardhshëm dhe do të zëvendësojë paraardhësin e saj Servet Demiri. Pika për zgjedhjen e nënkryetarit ishte e para në seancën e 15-të që u mbajt sot. Kryetarja e KSHPK-së, […]

shkurt 21, 2025 - 16:00
 0  5
Biljana Karakasheva Shulev u zgjodh nënkryetare e KSHPK-së
Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit (Antikorrupsioni). Foto: Portalb.mk

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e ka zgjedhur Biljana Karakasheva Shulevën për zëvendëskryetare, transmeton Portalb.mk.

Ajo do të mbajë këtë post për gjashtë muajt e ardhshëm dhe do të zëvendësojë paraardhësin e saj Servet Demiri.

Pika për zgjedhjen e nënkryetarit ishte e para në seancën e 15-të që u mbajt sot.

Kryetarja e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska, në shpjegimin e propozimit, theksoi se pas skadimit të mandatit të Demirit, duhet të emërohet zëvendëskryetar i ri, në bazë të parimit të rotacionit sipas rendit alfabetik.