Policia e RMV-së ka shqiptuar mbi 18 mijë dënime në komunikacion vetëm në muajin shkurt
Nga fillimi i muajit shkurt deri dje (20 shkurt) nëpunësit policorë nga të gjithë tetë sektorët e punëve të brendshme të MPB-së kanë lëshuar 18.132 urdhëpagesa të qytetarëve-pjesëmarrës në komunikacion për shkeljet e kryera në bazë të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor dhe Ligjit për automjete, transmeton Portalb.mk. Pjesa më e madhe e këtyre […]


Nga fillimi i muajit shkurt deri dje (20 shkurt) nëpunësit policorë nga të gjithë tetë sektorët e punëve të brendshme të MPB-së kanë lëshuar 18.132 urdhëpagesa të qytetarëve-pjesëmarrës në komunikacion për shkeljet e kryera në bazë të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor dhe Ligjit për automjete, transmeton Portalb.mk.
Pjesa më e madhe e këtyre mosrespektimeve të rregullave dhe të dispozitave kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lëvizjes 6056, më tej, parkimin e parregullt 4213 dhe mospasjen e lejes së drejtimit 1510.
Përndryshe, vetëm dje janë lëshuar 864 urdhërpagesa.
Kujtojmë se Maqedoninë e Veriut javë më parë e trazoi një aksident i rëndë, ku ndërroi jetë Frosina Kulakova, pasi ishte goditur me veturë në një vendkalim për këmbësorë.
Ky rast hapi debat të madh në opinion për sigurinë në trafik ndërsa u mbajtën edhe disa protesta.