Bislimi akuzon opozitën, pas paralajmërimit të PDK-së se do t’i dërgojë në Kushtetuese 20 ligjet e miratuara
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka akuzuar partitë opozitare se po bëhen pengesë e anëtarësimit të Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave Evropiane. Kjo akuzë e Bislimit vjen pas paralajmërimit të Partisë Demokratike të Kosovës se do t’i dërgojë në Gjyaktën Kushtetuese, 20 ligje të cilat u miratuan në një seancë të thirrur nga
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka akuzuar partitë opozitare se po bëhen pengesë e anëtarësimit të Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave Evropiane.
Kjo akuzë e Bislimit vjen pas paralajmërimit të Partisë Demokratike të Kosovës se do t’i dërgojë në Gjyaktën Kushtetuese, 20 ligje të cilat u miratuan në një seancë të thirrur nga pozita pa u respektuar procedurat dhe rregullorja e Kuvendit.
“Me njoftimin e PDK-së se 20 ligjet e miratuara të enjten e kaluar në seancën e Kuvendit do t’i dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese, dëshmohet qartë që jo vetëm se ky është mjet i tyre për të tentuar ndalimin e hovit të avancimit dhe zhvillimit të shtetit, por edhe se ndihen të kërcënuar nga një shtet që zhvillohet e bën progres. Në mesin e 20 ligjeve të miratuara më 5 dhjetor, janë edhe tre ligje kyçe për zhvillimin financiar të vendit, të cilat i hapin rrugën anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave Evropiane (SEPA).”, ka shkruar Bislimi.