Bislimi ngrit pikëpyetje se pse Faton Hajrizi iku në Serbi: Ka thënë jam në një vend të sigurt

Zv/kryeministri i parë, Besnik Bislimi, e ka quajtur kriminel Faton Hajrizin – personin që u vra sot nga Serbia. Në një intervistë, Bislimi thotë se Faton Hajrizi është kriminel dhe vendin e ka pasur në burg. Bislimi po ashtu ngrit pikëpytje se pse Faton Hajrizi zgjodhi Serbinë për të ikur nga Kosova, e jo Shqipërinë. […]

Korrik 20, 2024 - 00:30
 0  8
Bislimi ngrit pikëpyetje se pse Faton Hajrizi iku në Serbi: Ka thënë jam në një vend të sigurt
bislimi-ngrit-pikepyetje-se-pse-faton-hajrizi-iku-ne-serbi:-ka-thene-jam-ne-nje-vend-te-sigurt

bislimi-ngrit-pikepyetje-se-pse-faton-hajrizi-iku-ne-serbi:-ka-thene-jam-ne-nje-vend-te-sigurt


Zv/kryeministri i parë, Besnik Bislimi, e ka quajtur kriminel Faton Hajrizin – personin që u vra sot nga Serbia. Në një intervistë, Bislimi thotë se Faton Hajrizi është kriminel dhe vendin e ka pasur në burg.

Bislimi po ashtu ngrit pikëpytje se pse Faton Hajrizi zgjodhi Serbinë për të ikur nga Kosova, e jo Shqipërinë.

Ai e ka kritikuar edhe propagandën që po bëhet nga Serbia lidhur me rastin e Faton Hajrizit.

“Në sytë e Kosovës ai është kriminel dhe në narrativen kosovare krimineli e ka vendin në burg. Por ajo që mendoj që nuk po diskutohet dhe do të duhej të diskutohej përtej propagandës që po e shpërfaqë Serbia është fakti që kur ky person ka dalë nga burgu, ka ikë nga burgu dhe ka trajtuar opsionet për ikje në një vend të sigurt dhe mos harroni ai ka thënë jam në një vend aq të sigurt sa nuk mund të më gjeni kurrë. Ai ka pas opsionin e ikjes drejt Shqipërisë. Ne me Shqipërinë kemi kalimin e integruar të kufirit që është kalim i lehtësuar i kufirit, kemi shumë zona ku kalimi bëhet i lehtë dhe nuk kemi asnjë bazë ushtarake. Në anën tjetër e kemi Serbinë, vend armik që i ka 48 baza dhe është kufiri të cilin Serbia e ruan më së miri nga të gjithë kufijtë e vet”, ka thënë Bislimi në KTV.