Gërvalla pret homologen japoneze, e informoi për Banjskën dhe vështirësitë në dialog si shkak i qasjes së Beogradit

MPJD ka njoftuar se sot ka mbërritur në një vizitë zyrtare në Kosovë Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë, znj. Yoko Kamikaëa. Përmes një postimi në Facebook, MPJD thotë se kjo është vizita e parë zyrtare e kryediplomates japoneze në historinë e Kosovës së pavarur, Në takimin e realizuar në Ministrinë e Punëve të […]

Korrik 20, 2024 - 00:30
 0  4
Gërvalla pret homologen japoneze, e informoi për Banjskën dhe vështirësitë në dialog si shkak i qasjes së Beogradit
gervalla-pret-homologen-japoneze,-e-informoi-per-banjsken-dhe-veshtiresite-ne-dialog-si-shkak-i-qasjes-se-beogradit

gervalla-pret-homologen-japoneze,-e-informoi-per-banjsken-dhe-veshtiresite-ne-dialog-si-shkak-i-qasjes-se-beogradit

MPJD ka njoftuar se sot ka mbërritur në një vizitë zyrtare në Kosovë Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë, znj. Yoko Kamikaëa.

Përmes një postimi në Facebook, MPJD thotë se kjo është vizita e parë zyrtare e kryediplomates japoneze në historinë e Kosovës së pavarur,

Në takimin e realizuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zëvendëskryeministrja Gërvalla vlerësoi se kjo vizitë e parë e një ministri të jashtëm të Japonisë në Kosovë është një moment historik në zhvillimin dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve tona ndërshtetërore.

“Znj. Gërvalla njoftoi znj. Kamikaëa me të arriturat e Kosovës në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit, lirive civile dhe të drejtave politike. Ajo gjithashtu theksoi edhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik nëpër të cilin po kalon Kosova në vitet e fundit dhe u shpreh e lumtur për pjesëmarrjen e Kosovës në EXPO 2025, e cila do të organizohet në Osaka të Japonisë. Zëvendëskryeministrja Gërvalla theksoi se kjo ngjarje do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme e njohjes dhe lidhjes së bizneseve të të dyja vendeve, si domosdoshmëri e thellimit të bashkëpunimit ekonomik”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se kryediplomatet shkëmbyen informacione mbi zhvillimet e fundit në rajonet përkatëse dhe nevojën e afrimit të vendeve demokratike, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik kur tendencat autokratike po rriten dhe po bëhen gjithnjë e më agresive.

“Znj. Gërvalla njoftoi znj. Kamikaëa mbi veprimet destabilizuese të Serbisë në rajon, duke përfshirë edhe rastin e agresionit të Serbisë në Kosovë nëpërmjet sulmit terrorist të 24 shtatorit, dhe vështirësitë e procesit të dialogut në Bruksel si rezultat i kësaj qasje të Beogradit”.

Në përfundim, Zëvendëskryeministrja Gërvalla falënderoi ministren Kamikaëa për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Kosovës në fusha të ndryshme, si ndërtimin e institucioneve pas luftës së fundit dhe mbështetjen në arenën ndërkombëtare pas shpalljes së pavarësisë.