Bislimi udhëton drejt SHBA-së, ZKM njofton për disa takime

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zyra e Kryeministrit njoftoi se gjatë qëndrimit atje, zëvendëskryeministri do të zhvillojë takime me kongresmenë amerikanë, përfaqësues të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe do të bashkëbisedojë ndër të tjera

dhjetor 5, 2024 - 14:00
 0  5
Bislimi udhëton drejt SHBA-së, ZKM njofton për disa takime
bislimi-udheton-drejt-shba-se,-zkm-njofton-per-disa-takime

bislimi-udheton-drejt-shba-se,-zkm-njofton-per-disa-takime

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se gjatë qëndrimit atje, zëvendëskryeministri do të zhvillojë takime me kongresmenë amerikanë, përfaqësues të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe do të bashkëbisedojë ndër të tjera edhe me drejtoren për çështjet e Europës Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit, Colleen Hyland.

“Pjesë e agjendës do të jenë dhe takimi me ambasadorin Michael Carpenter, i cili shërben si drejtor i lartë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do të marrë pjesë në një tryezë diskutimi në John Hopkins School of Advanced International Studies, SAIS”, thuhet në njoftim.