Konjufca: Kosova kampion i demokracisë në rajon, falënderojmë Shqipërinë që na ndihmoi në arenën ndërkombëtare

Kryeparlamentari Glauk Konjufca nisi fjalën në seancën e përbashkët të dy kuvende Kosovë-Shqipëri sot në Kuvendin e Kosovës. Ai falënderoi Shqipërinë dhe institucionet e saj për ndihmën që i ka dhënë Kosovës në arenën ndërkombëtare. “Kosova mbetet një kampion i demokracisë në rajon, e vlerësuar edhe prej institucioneve perëndimore dhe me këtë duhet të krenohemi

dhjetor 20, 2024 - 13:00
 0  8
Konjufca: Kosova kampion i demokracisë në rajon, falënderojmë Shqipërinë që na ndihmoi në arenën ndërkombëtare
konjufca:-kosova-kampion-i-demokracise-ne-rajon,-falenderojme-shqiperine-qe-na-ndihmoi-ne-arenen-nderkombetare

konjufca:-kosova-kampion-i-demokracise-ne-rajon,-falenderojme-shqiperine-qe-na-ndihmoi-ne-arenen-nderkombetare

Kryeparlamentari Glauk Konjufca nisi fjalën në seancën e përbashkët të dy kuvende Kosovë-Shqipëri sot në Kuvendin e Kosovës.

Ai falënderoi Shqipërinë dhe institucionet e saj për ndihmën që i ka dhënë Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Kosova mbetet një kampion i demokracisë në rajon, e vlerësuar edhe prej institucioneve perëndimore dhe me këtë duhet të krenohemi të gjithë ne si popull. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë aleati më i natyrshëm i vlerave perëndimore në Ballkan. E falënderojmë Republikën e Shqipërisë, e falënderojmë Kuvendin, Qeverinë shqiptare që ka qenë e zëshme për mbrojtjen e interesave të Kosovës, për mbrojtjen e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare, në çdo forum të rëndësishëm të botës dhe që e drejta e Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj, të forcimit të ligjit e shtetit demokratik nuk mund të konsiderohet në asnjë mënyrë cenim i fqinjësisë së mirë dhe as përshkallëzim i raporteve me fqinjët tonë”.

Ai nisi fjalimin duke theksuar rëndësinë e sigurisë së shtetit të Kosovës dhe rajonit.

“Jemi mbledhur në këtë seancë të përbashkët të kuvendeve tona në fund të këtij viti për ta dëshmuar unitetin tonë përballë sfidave politike dhe atyre gjeopolitike, të sigurisë që e shoqërojnë rajonin dhe kontinentin tonë edhe gjatë këtij viti”.

Konjufca përmendi agresionin rus ndaj Ukrainës dhe tha se si rajon e Kosovë “i kemi ndier ndikimet e tërthorta dhe të drejtpërdrejta të këtij agresioni”.

“Republika e Kosovës po e mbyll edhe këtë vit e sulmuar drejtpërdrejt nga elemente që lidhen me Serbinë e që synojnë destabilizimin e brendshëm të Kosovës me metoda terroriste dhe ato të luftës hibride”.

Konjufca tha se sulmi ndaj Ibër Lepencit s’mund të konsiderohet ndryshe përveçse si sulm terrorist nga ata që refuzojnë ta pranojnë Kosovën si “një realitet sovran dhe si rend ligjor e demokratik që s’ka alternativë në tërë territorin e Republikës sonë”.

Ai tha se ky sulm ndodhi një vit pas sulmit të Banjskës, “organizator dhe mbështetës i këtij sulmi është Radoiçiqi dhe i mbështetur drejtpërdrejt nga presidenti Vuçiq dhe i cili ende mbetet i pandëshkuar nga drejtësia në Serbi që pothuajse nuk ekziston fare. Prandaj, ky përbashkim i yni sot në këtë seancë përbën më shumë se simbolikën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona. Kjo seancë duhet me u pa si dëshmi që Kosova dhe Shqipëria janë me njëra-tjetrën në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht dhe duke qenë se ne nuk mund të përfaqësojmë tjetërgjë përveçse interesin kombëtar të kombit që për ne është i përbashkët”.

Kryeparlamentari i Kosovës tha se të dyja vendet synojnë të njëjtën familje – “integrimin europian të shteteve tona”.

“Shqipëria ka ecur përpara në rrugën e integrimit dhe mësimet e saj do të jenë të dobishme për ne, pavarësisht rrethanave aktuale absurde që na i ka vendosur BE”.