Bllokadat e paralajmëruara në veri, vazhdon qarkullimi i automjeteve në pikat kufitare Kosovë-Serbi

Serbët kanë paralajmëruar për bllokimin e pikave kufitare duke filluar sot nga ora 18:00. Megjithatë aktualisht situata është e qetë dhe automjetet po vazhdojnë të qarkullojnë. Në pikën kufitare në Merdar, njëra ndër pikat që lidhë Kosovën me Serbinë situata është e qetë. Në këtë pikë ka shumë pak qarkullim të automjeteve, në hyrje dalje […]

shtator 6, 2024 - 20:00
 0  6
Bllokadat e paralajmëruara në veri, vazhdon qarkullimi i automjeteve në pikat kufitare Kosovë-Serbi
bllokadat-e-paralajmeruara-ne-veri,-vazhdon-qarkullimi-i-automjeteve-ne-pikat-kufitare-kosove-serbi

bllokadat-e-paralajmeruara-ne-veri,-vazhdon-qarkullimi-i-automjeteve-ne-pikat-kufitare-kosove-serbi

Serbët kanë paralajmëruar për bllokimin e pikave kufitare duke filluar sot nga ora 18:00. Megjithatë aktualisht situata është e qetë dhe automjetet po vazhdojnë të qarkullojnë.

Në pikën kufitare në Merdar, njëra ndër pikat që lidhë Kosovën me Serbinë situata është e qetë. Në këtë pikë ka shumë pak qarkullim të automjeteve, në hyrje dalje të kufitit. Ende nuk shihen protestues sipas paralajmërimeve të qytetarëe serbë për bllokim të pikave kufitare

Ndërkohë edhe në pikën kufitare në Jarinje në këto moment ende ka lëvizje të automjeteve, ndonëse fluksi i lëvizjes është më i vogël.

Megjithatë, serbët të cilët kanë paralajmeruar bllokadën e kufirit nga ora 18;00, kanë thënë se nuk do të lelojnë hyrje-dalje me dokumente të Republikës së Kosovës

Nga ora 18:00 nuk shihen forca të policisë përpos një patrolle të KFOR-it dhe EULEX-it.