Roth i reagon Vuçiqit me një foto me ambasadorin e Kosovës, ka dy fjalë për presidentin serb
Një reagim i politikanit gjerman, Michael Roth, për takimin e Aleksander Vulinit me Vladimir Putinin, kishte bërë sot që presidenti serb Vuçiq të reagojë, duke thënë se po ta dëgjonte politikanin gjerman, Kosova sot do të ishte pjesë e OKB-së dhe se Serbia s’do të ekzistonte ekonomikisht, shkruan Gazeta Express. Vuçiq gjithashtu kishte thumbuar Roth, […]
Një reagim i politikanit gjerman, Michael Roth, për takimin e Aleksander Vulinit me Vladimir Putinin, kishte bërë sot që presidenti serb Vuçiq të reagojë, duke thënë se po ta dëgjonte politikanin gjerman, Kosova sot do të ishte pjesë e OKB-së dhe se Serbia s’do të ekzistonte ekonomikisht, shkruan Gazeta Express.
Vuçiq gjithashtu kishte thumbuar Roth, duke thënë mirë që e ka lënë politikën meqë sipas presidentit serb “s’ka qenë i suksesshëm”.
Ndaj këtyre deklarimeve të Vuçiq, ish-ministri gjerman është përgjigjur me një fotografi me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
Roth ka thënë se Ballkani Perëndimor do të mbetet një çështje shumë afër zemrës dhe ka potencuar se do të vazhdojë të flasë kundër nacionalizmit, autoriatarizmit dhe servilizmit ndaj Putinit.
“Iu premtoj”, ka shkruar Roth.
Politikani gjerman në një postim të datës 5 shtator, kishte etiketuar presidentin serb Vuçiq, duke i thënë se nëse Vulin përfaqëson qëndrimin e Qeverisë serbe, atëherë procesi i integrimit në BE s’ka kurrfarë kuptimi.
“Miqësia me kriminelët e luftës+çmontimi i demokracisë mund të çojë në Kremlin, por definitivisht jo në BE”, kishte shkruar Roth, duke kritikuar takimin e Vulinit me Vladimir Putinin.
Der Westbalkan wird mir ein Herzensanliegen bleiben. Dort habe ich viele Freundinnen und Freunde gefunden. Der Botschafter des Kosovo @FarukAjeti gehört dazu. Gegen Nationalismus, Autoritarismus und Putinknechtschaft werde ich auch weiterhin die Klappe aufmachen. Versprochen! pic.twitter.com/kBjCelrX7I
— Michael Roth – official (@MiRo_SPD) September 6, 2024