Bujar Osmani dhe Ali Ahmeti në Çarshinë e Vjetër: takim me gazetarin dhe teologun Adnan Idriz

“Sot patëm një takim rasti me Adnan Idriz, një emër që lidh traditën, dijen dhe kulturën”, ka bërë të ditur kandidati për Çairin dhe ish-ministri i jashtëm, Bujar Osmani. Ai The post Bujar Osmani dhe Ali Ahmeti në Çarshinë e Vjetër: takim me gazetarin dhe teologun Adnan Idriz appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 14, 2025 - 08:30
 0
Bujar Osmani dhe Ali Ahmeti në Çarshinë e Vjetër: takim me gazetarin dhe teologun Adnan Idriz

“Sot patëm një takim rasti me Adnan Idriz, një emër që lidh traditën, dijen dhe kulturën”, ka bërë të ditur kandidati për Çairin dhe ish-ministri i jashtëm, Bujar Osmani.

Ai shtoi se “Adnani është djali i hafizit të njohur Idriz Efendiut, teolog dhe gazetar që gjatë luftës së Kosovës raportoi për mediat turke. Më vonë u bë ndër themeluesit e agjencisë Anadolu Ajansı dhe TRT Balkan në gjuhën shqipe, maqedonase dhe serbo-kroate”.

Takimi, sipas Osmanit, u zhvillua në ambientet e “Balkan Corner”, në zemër të Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

“Një vend ku kultura, tradita dhe aroma e kafesë bashkohen”, ka shkruar Osmani.

Në takim mori pjesë edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Pas bisedës, Osmani dhe Ahmeti u panë duke ecur nëpër sokaqet e Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

The post Bujar Osmani dhe Ali Ahmeti në Çarshinë e Vjetër: takim me gazetarin dhe teologun Adnan Idriz appeared first on Flaka, në çdo lajm... .